Ekonomia

Finance Magnates: Shqipëria, steriotipet dhe e ardhmja e teknologjisë financiare

David Gyori, është një kërkues, konsulent dhe trajner. Ai është drejtor ekzekutiv i Banking Reports dhe anëtar i panelit të jurisë së “European FinTech Awards”.

Në prill dhe në maj të këtij viti ai e vizitoi Shqipërinë dy herë, ku pati mundësinë të takohet me drejtues bankash. “Kur zbrita për herë të parë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ (e cila ishte shqiptare), isha disi i trembur. Imagjinoja se do të gjendesha në një vend të paorganizuar, por u gabova tërësisht. Isha viktimë e steriotipeve negative që i bashkangjiten këtij vendi (krimi, korrupsioni, mungesa e transparencës, varfëria dhe shumë të tjera). Edhe pasi i ndaja përvojat pozitive, miqtë e mi më thoshin se aty duhet të ketë shumë korrupsion se bankat duhet të jenë tepër të vogla. Kishte dhe nga ata që bënin ironi dhe më pyesnin: mos e ke parë gjë makinën time të vjedhur?)”.

Gyori rendit një sërë elementësh, të analizuara nga ana e tij në lidhje me Shqipërinë.

Faktori njerëzor

Shqiptarët janë një popull që në përgjithësiu flasin mirë anglisht. Ata i kuptojnë gjërat dhe shprehen në mënyrë të qartë dhe efikase. Janë gjithmonë të gatshëm të komunikojnë në anglisht dhe të lumtur për këtë.

 Të arsimuar

Bankierët që takova më shpjeguan se gjatë 10 viteve të fundit ka një trend të rritje ku pothuajse të gjithë ata që përfundojnë studimet e mesme duan të shkojnë në universitet. Bankat kanë një treg të fortë të punës nga i cili mund të përzgjedhin punonjës të rinj, të arsimuar dhe konkurrues.

Ambicie, njohuri dhe modesti

 Të 25 drejtuesit e bankave që takova më kanë një përshtypje shumë pozitive. Njohuritë e tyre janë të barabarta me ata të kolegëve në perëndim, ndërsa ‘uria’ për më shumë informacione është e madhe. Janë të hapur ndaj të mësuarit të gjërave të reja. Edhe pse kanë bagazh informacioni ata janë modest dhe të këndshëm.

Bashkimi Europian

Shqipëria synon që të bëhet një vend me të drejta të plota në BE. Ata janë duke punuar fort për të harmonizuar ligjet. Ky është një aspekt pozitiv, në një kohë kur disa vende, qofshin këto edhe anëtarë janë duke punuar në kahun e kundërt.

Euro

Monedha zyrtare e Shqipërisë është leku, –kodi ISO 4217 është ALL. Nuk ka një kurs fiks të këmbimit të lekut me euron. Ai është luhatur nga 135 lekë në 145 gjatë gjashtë viteve të fundit. Bankierët, me të cilët bisedova më thanë se ku është një kufi natyror dhe se ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj asaj të eurozonës, ndaj leku në mënyrë natyrale ndjek euron.

Turizmi

Në termat e potencialit turisik, Shqipëria i ka të gjitha; det, rërë, male, çmime konkurruese, ushqim dhe sjellje të mirë.

FMN dhe Banka Botërore

Shqipëria është bashkëpunuese me institucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore. Kjo siguron politika fiskale dhe monetare  të tipit “ortodoks”. Kjo së bashku me një popullsi të arsimuar, sigurojnë një rrugë të qartë drejt për një ekonomie të shëndoshë makro.

Fintech

Në Shqipëri, teknologjia financiare ( Fintech) sapo ka lindur. Megjithatë, disa banka janë në rrugën e duhur. Unë kam testuar aplikacione në telefon të një banke kryesore shqiptar dhe mbeta i habitur. Teknologji e avancuar dhe cilësisë së lartë, gjëra që i gjen në çdo treg të tillë të maturuar.

Mijëvjeçari i Ri

Brezi i Mijëvjeçarit të ri është i arsimuar, flasin anglisht mirë, janë të hapura në drejtim të inovacionit dixhital dhe përsosmërisë. Në këtë mënyrë ata përbëjnë një target – grup të mirë për çdo produkt të teknologjisë financiare. Shqipëria është një treg i vogël, por i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të funksionuar dhe të testohet si një treg që mund të haphet ndaj zgjidhjeve të caktuara inovative. Shqipëria është një burim i mirë për të gjetur me kosto të efektshme dhe programe inxhinierike fleksibël. Disa banka shqiptare janë në kërkim të partnerëve ndërkombëtarë dhe rajonal për të bashkëpunuar në prezantimin e produkteve të sektorit Fintech. Krijimi i strukture të përbashkët e cila do të targetonte talentet nga rajoni i Ballkanit mund të ishte një ide që mund të përqafohej nga bankat shqiptare në një të ardhme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button