☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.89 ▲0.41%
ARI 4,066 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,675 ▼ -6.02% ETH $2,230 ▼ -7.92% XRP $1.1904 ▼ -9.67% SOL $89.7800 ▼ -6.59%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.89 ▲0.41 % ARI 4,066 ▼1.15 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.89 ▲0.41 % ARI 4,066 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Çmimi i naftës rritet sërish, ndërsa tregjet ndikohen nga lufta SHBA-Iran

NJU JORK, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Çmimet e naftës u rritën sërish sot, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të fundit, pas një jave të paqëndrueshme, të ndikuar nga zgjedhjet e mesmandatit në SHBA dhe pasiguria lidhur me ecurinë e luftës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Nafta “Brent” në janar u rrit me 1,5%, duke arritur në 99,79 dollarë për fuçi, me kapacitet standard prej 159 litrash.

Kjo rritje erdhi pas rënies së fortë të çmimeve në fillim të javës, të shkaktuar nga rezultati i mirë i demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Pavarësisht rimëkëmbjes së fundit, çmimi i naftës “Brent” mbetet rreth 15% më i ulët gjatë kësaj jave.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se së shpejti do të vendosë nëse do të rifillojë luftën kundër Iranit, të cilën SHBA-ja e nisi së bashku me Izraelin në shkurt.

Qëllimi i deklaruar i konfliktit është të pengojë Teheranin të ndërtojë armë bërthamore.

“Do të preferoja të mos shkatërroja pjesën tjetër të vendit, nëse është e mundur, por ndoshta do të më duhet ta bëj këtë. Do ta merrni vesh shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët, Irani ka mbajtur një qëndrim sfidues pas humbjes së thellë të republikanëve të Trump në zgjedhjet e mesmandatit.

Në tregjet e naftës po shtohen shpresat se konflikti mes SHBA-së dhe Iranit mund të përfundojë më shpejt nga sa pritej.

Megjithatë, mes dy palëve vijojnë të ekzistojnë dallime të mëdha.

Teherani kërkon që Uashingtoni të heqë bllokadën detare, të lehtësojë sanksionet dhe të zhbllokojë asetet e ngrira iraniane, përpara rihapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit.

Megjithatë, ka shenja përparimi në përpjekjet diplomatike. Gazeta “The New York Times” raportoi se Irani po shqyrton propozimet e ndërmjetësve lidhur me programin e tij bërthamor.

Kjo tregon se përpjekjet e Katarit për të parandaluar një përshkallëzim të ri dhe rikthimin e një konflikti të hapur ushtarak, mund të jenë duke dhënë rezultate. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.