☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,738 ▲0.25%
DOW 52,171 ▲1.06%
NASDAQ 26,664 ▼0.11%
NAFTA 95.23 ▲1.42%
ARI 4,177 ▲1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,288 ▲ +0.39% ETH $2,424 ▼ -0.42% XRP $1.3357 ▲ +0.07% SOL $105.6300 ▲ +1.3%
S&P 500 7,738 ▲0.25 % DOW 52,171 ▲1.06 % NASDAQ 26,664 ▼0.11 % NAFTA 95.23 ▲1.42 % ARI 4,177 ▲1.68 % S&P 500 7,738 ▲0.25 % DOW 52,171 ▲1.06 % NASDAQ 26,664 ▼0.11 % NAFTA 95.23 ▲1.42 % ARI 4,177 ▲1.68 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – FMN rrit ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Gjermanisë

BANGKOK, 14 tetor /ATSH-DPA/- Ekonomia gjermane pritet të rritet ndjeshëm më shpejt këtë vit nga sa parashikohej më parë, njoftoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke e rritur pothuajse dyfish parashikimin për vitin 2026, në 1,3 për qind.

Në korrik, FMN-ja parashikonte një rritje ekonomike prej vetëm 0,7 për qind. Për vitin 2027, ekonomistët e institucionit presin që ekonomia gjermane të rritet me 1,1 për qind, ose 0,1 pikë përqindjeje më shumë se parashikimi i mëparshëm.

Shifrat e reja përputhen me parashikimet e publikuara javën e kaluar nga qeveria gjermane. Ministria e Ekonomisë e shpjegoi përmirësimin e perspektivës me qëndrueshmërinë e papritur të ekonomisë së vendit.

FMN-ja rriti lehtësisht edhe parashikimin për ekonominë globale, duke vlerësuar se rritja ekonomike botërore do të arrijë në 3,1 për qind në vitin 2026, nga 3 për qind që parashikohej më parë. Për vitin 2027, institucioni e la të pandryshuar parashikimin në 3,4 për qind.

Sipas FMN-së, ekonomia globale ka treguar një qëndrueshmëri më të madhe ndaj goditjeve të shkaktuara nga çmimet e energjisë.

Rritja e prodhimit të naftës jashtë vendeve të Gjirit, çlirimi i rezervave strategjike dhe dobësimi i kërkesës në Kinë kanë ndihmuar në zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë.

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit ka çuar në bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë globale të energjisë.

Që prej atëherë, vetëm një pjesë e vogël e flukseve të zakonshme tregtare ka kaluar nëpër këtë ngushticë, duke ushtruar presion mbi furnizimet dhe duke rritur ndjeshëm çmimet.

Megjithatë, FMN-ja vlerëson se ndikimi në ekonominë amerikane ka qenë deri tani i kufizuar.

Institucioni e mbajti të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të SHBA-së në 2,3 për qind për vitin 2026, ndërsa për vitin 2027 pret një zgjerim po me 2,3 për qind, pak më të lartë se vlerësimi i mëparshëm.

Sipas FMN-së, konsumi i qëndrueshëm i familjeve dhe investimet e fuqishme të kompanive në teknologjitë e reja po mbështesin rritjen ekonomike amerikane. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.