🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,549 ▼1.81%
DOW 52,899 ▼0.86%
NASDAQ 24,901 ▼3.25%
NAFTA 89.65 ▲1.74%
ARI 4,118 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $77,911 ▼ -2.02% ETH $2,329 ▼ -3.05% XRP $1.2757 ▼ -3.7% SOL $92.4500 ▼ -3.34%
S&P 500 7,549 ▼1.81 % DOW 52,899 ▼0.86 % NASDAQ 24,901 ▼3.25 % NAFTA 89.65 ▲1.74 % ARI 4,118 ▲1.09 % S&P 500 7,549 ▼1.81 % DOW 52,899 ▼0.86 % NASDAQ 24,901 ▼3.25 % NAFTA 89.65 ▲1.74 % ARI 4,118 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania shpreson për një mbështetje më të madhe amerikane ndaj Ukrainës pas zgjedhjeve të mesmandatit

BERLIN, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, shprehu sot optimizëm të kujdesshëm për një rritje të mbështetjes amerikane ndaj Ukrainës, pas fitores së demokratëve në të dyja dhomat e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit, një goditje e rëndë politike për presidentin Donald Trump.

“Jam disi optimist se tani do të ketë më shumë diskutime në Kongres, përfshirë edhe mes dy partive, lidhur me atë që mund të bëhet së bashku për të mbështetur Ukrainën”, deklaroi Wadephul në kuadër të një seance parlamentare.

Kryediplomati gjerman theksoi se si demokratët, ashtu edhe republikanët kanë përfaqësues që mbështesin fuqimisht Ukrainën dhe e kuptojnë se lufta e Rusisë kërcënon jo vetëm sigurinë dhe lirinë në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, zhvillimet e fundit mund të krijojnë mundësi për ndërmarrjen e nismave të reja në mbështetje të Kievit.

Edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, shprehu shpresën se Kongresi i ri, tashmë nën kontrollin e demokratëve, do të vijojë mbështetjen për Ukrainën.

“Votuesit amerikanë e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre. Shpresoj që Kongresi dhe Senati i ri të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë”, deklaroi ajo.

Që prej rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, në janar 2025, Shtetet e Bashkuara kanë reduktuar ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Si rrjedhojë, Gjermania është shndërruar në furnizuesin më të madh të armëve për Kievin.

Ndërkohë, marrëveshja e fundit e Trumpit me Moskën për blerjen e naftës diezel ruse, në përpjekje për të ulur çmimet e karburanteve përpara zgjedhjeve të mesmandatit, është kritikuar ashpër nga Kievi dhe Brukseli, për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj eksporteve energjetike ruse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.