FOKUS – Greqia forcon arsenalin ushtarak me një paketë amerikane prej katër miliardë dollarësh
– Greqia ka rënë dakord të shpenzojë deri në 4 miliardë dollarë për modernizimin e një pjese të avionëve të saj luftarakë “F-16” dhe për blerjen e raketave të avancuara nga SHBA-ja, thanë të enjten dy burime për Reuters.
Marrëveshja vjen një ditë pas vizitës në Athinë të sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio.
Sipas një zyrtari të lartë të Ministrisë greke të Mbrojtjes, paketa përfshin raketa dhe bomba të avancuara për avionët “F-16 Viper” dhe “F-35”, si edhe për helikopterët “Black Hawk”.
Ajo përfshin gjithashtu modernizimin e avionëve më të vjetër “F-16” në versionin “Viper”.
Greqia kishte parashikuar tashmë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për forcimin e mbrojtjes.
Kjo përfshin blerjen e avionëve amerikanë “F-35”, helikopterëve dhe krijimin e sistemit shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave balistike, të njohur si “Achilles Shield”, me sisteme të prodhuara në Izrael.
Sipas zyrtarëve grekë, pjesa më e madhe e blerjeve të reja ishte parashikuar në planin shumëvjeçar të mbrojtjes dhe nuk pritet të krijojë presion shtesë mbi financat publike, pasi kostot do të shpërndahen në disa vite./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.