☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.44 ▼3.53%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,156 ▲ +0.28% ETH $2,290 ▲ +0.94% XRP $1.2503 ▼ -0.23% SOL $94.3000 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Letonia & Lituania: Rusia ka planifikuar sulme kundër infrastrukturës së vendeve baltike dhe asaj polake

RIGA, 15 korrik /ATSH-AFP/ – Rusia po përgatit sulme kundër infrastrukturës kritike në shtetet baltike dhe Poloni, paralajmëruan sot presidentët e Lituanisë dhe Letonisë, duke cituar raportet e shërbimeve sekrete.

“Po flasim për infrastrukturën e energjisë dhe transportit – objekte ku dëmi mund të prishë funksionimin e të gjithë sistemit energjetik”, tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda në një konferencë të përbashkët për shtyp në Vilnius me homologun e tij letonez, Edgars Rinkevics.

“Ky planifikim po zhvillohet në nivelin më të lartë, konkretisht në Moskë”, deklaroi ai.

Sipas Rinkevics, “informacioni që po marrim nga Lituania, Letonia, vendet e tjera të NATO-s, si dhe nga shërbimet sekrete të shteteve të ndryshme, zbulon disa përpjekje për të përgatitur akte sabotimi dhe sulme hibride”, shtoi ai.

Rinkevics paralajmëroi se shtetet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat, ashtu si Polonia, janë të gjitha anëtare të BE-së dhe NATO-s – duhet të përgatiten për veprime provokuese nga Rusia, e cila po kërkon të “testojë” paktin e mbrojtjes së ndërsjellë të Aleancës në kontekstin e luftës së saj në Ukrainë.

“Edhe pa një fitore të plotë në Ukrainë, Rusia mund të testojë në mënyrë indirekte Nenin 5 dhe mekanizmat e reagimit në nivelet e Aleancës dhe Bashkimit Evropian”, tha ai.

Këto paralajmërime vijnë pas një sërë alarmesh nga media dhe udhëheqësit e vendeve në krahun lindor të NATO-s.

Në fund të qershorit, kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se “lloje të ndryshme përshkallëzimi” priteshin “në javët dhe muajt e ardhshëm”, duke e përshkruar situatën si “shumë të paqëndrueshme”.

Zyrtarët baltikë dhe polakë i kanë atribuar tashmë disa provokime Moskës, duke përfshirë zjarrvënie, sulme kibernetike dhe sabotim të linjave hekurudhore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i kundërshtoi po sot këto paralajmërime.

Sipas tij, “kjo është vetëm një tjetër grumbull historish frikësuese, të dizajnuara për të ruajtur shpëlarjen e trurit dhe për të përgatitur popullsinë për militarizim në rritje”./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.