☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 80.21 ▲1.1%
ARI 4,066 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $65,012 ▲ +0.88% ETH $1,927 ▲ +2.7% XRP $1.1125 ▲ +0.17% SOL $77.4300 ▲ +0.61%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.21 ▲1.1 % ARI 4,066 ▼0.08 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.21 ▲1.1 % ARI 4,066 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – OBSH: Jeta aktive shoqërore ndihmon uljen e rrezikut të demencës

GJENEVË, 15 korrik /ATSH-DPA/- Një jetë aktive shoqërore, e kombinuar me aktivitet fizik dhe një ushqyerje e shëndetshme, mund të ulë rrezikun e zhvillimit të demencës, ndërsa duhani dhe konsumimi i alkoolit e rrisin atë.

Kjo është theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në udhëzimet e saj të reja për parandalimin e demencës dhe rënies së funksioneve njohëse.

OBSH rekomandon tani në mënyrë të qartë ruajtjen e lidhjeve shoqërore dhe angazhimin në aktivitete që stimulojnë trurin, si leximi, tregimi i historive dhe luajtja e lojërave të tavolinës ose me letra.

Në udhëzimet e vitit 2019, organizata kishte deklaruar se nuk kishte prova të mjaftueshme shkencore për të konfirmuar se ndërveprimi shoqëror ulte rrezikun e demencës.

Sipas OBSH-së, deri në 45% e rrezikut për demencë lidhet me faktorë që individët mund t’i ndikojnë vetë, duke theksuar se masat që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm ndihmojnë edhe në mbrojtjen e trurit.

Organizata rekomandon aktivitet fizik jo vetëm për parandalimin e demencës, por edhe për personat që tashmë jetojnë me këtë sëmundje, pasi ai ndihmon në ruajtjen e funksioneve fizike dhe mendore.

Ndryshe nga viti 2019, OBSH vlerëson tani se ka prova të forta se përdorimi i aparateve të dëgjimit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit njohës te personat me humbje dëgjimi. Gjithashtu, organizata thekson përfitimet e ajrit më të pastër dhe të ekspozimit më të ulët ndaj ndotjes me grimca të imëta, si në ambiente të mbyllura ashtu edhe jashtë.

Nga ana tjetër, OBSH mbetet skeptike për efektin parandalues të suplementeve si vitamina B, vitamina E, kapsulat me omega-3 dhe multivitaminat, kur nuk ekziston një mungesë e provuar.

Sipas saj, nuk ka prova të mjaftueshme që këto suplemente parandalojnë demencën.

Aktualisht, rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë dhe ky numër pritet të vazhdojë të rritet. Deri më sot, nuk ekzistonnjë kurë për këtë sëmundje. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.