Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 04 August 2026
S&P 500 7,757 ▲2.06%
DOW 54,219 ▲1.96%
NASDAQ 26,674 ▲2.93%
NAFTA 75.69 ▼5.79%
ARI 4,137 ▲1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,333 ▲ +0.6% ETH $1,878 ▲ +0.28% XRP $1.0798 ▼ -0.04% SOL $74.2300 ▲ +0.22%
S&P 500 7,757 ▲2.06 % DOW 54,219 ▲1.96 % NASDAQ 26,674 ▲2.93 % NAFTA 75.69 ▼5.79 % ARI 4,137 ▲1.14 % S&P 500 7,757 ▲2.06 % DOW 54,219 ▲1.96 % NASDAQ 26,674 ▲2.93 % NAFTA 75.69 ▼5.79 % ARI 4,137 ▲1.14 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Pas Shtëpisë së Bardhë: rutina e përditshme e Barack Obamës

– Duhet një trup i jashtëzakonshëm për t’u përballur me goditjet e jetës”, këndonte Luca Carboni.

Kjo frazë nga kënga e vitit 1991 është një nga ato që pothuajse të gjithëve na është dukur se i përshtatet jetës sonë.

Tani  …. mendoni për sa shumë “goditje” është dashur të përballojë gjatë tetë viteve si President i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, që sot mbush 65 vjeç, shkruan Men’shealth.com

Dy mandatet e tij, në një periudhë historike delikate dhe plot ndryshime, mes fundviteve 2000 dhe fillimit të viteve 2010 (u zgjodh në vitin 2008 dhe ushtroi detyrën nga viti 2009 deri në 2017), i dhanë një ekspozim mediatik si rrallëherë më parë për një politikan, jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën.

Obama, ambasador i një stili jetese të shëndetshëm

Si president në periudhën kur rrjetet sociale po përjetonin lulëzimin e tyre, Barack Obama ishte një pionier i komunikimit politik.

Ai arriti të tregonte jo vetëm anën institucionale, por edhe interesat dhe pasionet e tij personale.

Një prej tyre ishte sporti, për të cilin ka folur vazhdimisht, si tifoz dhe si praktikues aktiv.

Obama është bërë shpesh zë i rëndësisë së një stili jetese të shëndetshëm, që përfshin aktivitet fizik të rregullt, ushqim të ekuilibruar dhe zakone të mira.

Edhe sot, në moshën 65-vjeçare, ai vazhdon të merret si shembull për disiplinën dhe formën e tij fizike.

Karriera politike e Barack Obamës

Barack Hussein Obama lindi në Honolulu më 4 gusht 1961.

Fëmijëria e tij kaloi mes vendeve të ndryshme, pasi prindërit u ndanë kur ai ishte vetëm dy vjeç. Babai i tij vdiq në vitin 1982 dhe gjatë jetës Barack e takoi vetëm një herë.

Bashkëshorti i dytë i nënës së tij ishte nga Indonezia dhe për këtë arsye Obama jetoi atje nga mosha 6 deri në 10 vjeç, ku ndoqi shkollën fillore dhe pa lindjen e motrës së tij nga nëna, Maya Sotero-Ng.

Megjithatë, ishte në Shtetet e Bashkuara ku u formua si student dhe si politikan.

Ai u diplomua në Shkenca Politike në Universitetin Columbia në vitin 1983 dhe më pas në Jurisprudencë në Harvard Law School në vitin 1991.

Origjina e tij shumëkulturore – me një nënë nga Kansasi dhe një baba nga Kenia – ndikoi fort në angazhimin e tij për integrimin dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme. Këtë e rrëfeu edhe në autobiografinë e tij “Dreams from My Father” (“Ëndrrat e babait tim”).

Libri, i botuar në vitin 1995 dhe i ribotuar në vitin 2004 pas zgjedhjes së tij si senator i Illinoisit, u shkrua pak muaj para vdekjes së nënës së tij. Në të, Obama pranoi se në rini kishte përdorur drogë për të larguar pyetjet dhe pasiguritë mbi identitetin e tij.

Ai i ka quajtur më vonë këto zgjedhje “gabime morale”, duke folur hapur për to edhe gjatë Forumit Civil në fushatën presidenciale të vitit 2008, përpara se të bëhej presidenti i parë afrikano-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Obama, presidenti dhe sporti

Ndoshta pikërisht fëmijëria e vështirë dhe adoleshenca e trazuar e shtynë Obamën të lidhej aq shumë me sportin.

Pasioni i tij më i madh ka qenë dhe mbetet basketbolli. Kjo lidhje ka edhe një domethënie shumë personale: gjatë vizitës së vetme që babai i bëri në vitin 1971, kur Barack ishte 10 vjeç, ai i dhuroi një top basketbolli. Ky dhuratë u bë simbol i një pasioni që e shoqëroi gjatë gjithë jetës.

Obama luajti basketboll me ekipet e shkollës deri në diplomim, ndërsa fanella e tij e gjimnazit është shitur më vonë edhe në ankand.

Ky sport u bë pjesë e pandashme edhe e karrierës së tij politike.

Gjatë zgjedhjeve paraprake demokrate në vitin 2008, pak para përballjes vendimtare me Hillary Clinton, ai zhvilloi një ndeshje basketbolli në Karolinën e Veriut.

Pas fitores, ai e ktheu këtë në një traditë, duke luajtur basket edhe në ditën e zgjedhjeve presidenciale të viteve 2008 dhe 2012, të cilat i fitoi të dyja.

Një ritual i thjeshtë dhe disi supersticioz, por edhe një mënyrë për të treguar se sporti është një mjet i fuqishëm integrimi dhe bashkimi.

Në autobiografinë e tij, Obama e përshkruan basketbollin si njëkohësisht një burg dhe një rrugëdalje nga racizmi.

Edhe gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë ai nuk hoqi dorë nga ky pasion.

Si president, priti disa herë ekipet kampione të NBA-së dhe u bënë virale momentet kur shkëmbente pasime dhe biseda me Stephen Curry, një nga basketbollistët më të mëdhenj të epokës së tij.

Me kalimin e viteve, basketbollit iu shtua edhe një pasion tjetër: golfi.

Sidomos gjatë mandatit të dytë presidencial, Obama u pa shpesh në fushat e golfit, gjë që u kritikua nga kundërshtarët e tij, të cilët pretendonin se po i kushtonte shumë kohë këtij sporti në vend që të merrej me çështje të rëndësishme politike.

Megjithatë, për Obamën aktiviteti fizik ka mbetur gjithmonë një pjesë thelbësore e jetës dhe mirëqenies së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.