🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,622 ▼ -1.3% ETH $2,366 ▼ -1.52% XRP $1.2795 ▼ -3.16% SOL $101.3900 ▼ -2.91%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Foley: Përdorimi i armëve kimike në Siri është kthyer në rutinë

Përdorimi i armëve kimike në konfliktin sirian bëhet një rutinë, konfirmoi sot një përfaqësues i lartë i SHBA-së në Organizatën për ndalimin e armëve kimike (OIAC) duke akuzuar Damaskun për sulmet kundër qytetarëve të saj.

Këto deklarata u bënë pasi OIAC konfirmoi më 6 nëntor se gazi mustard ishte përdorur në muajin gusht dhe gaz klori në muajin mars, pa përmendur fajtorët.

“Realiteti i trishtë është se përdorimi i armëve kimike po bëhet një rutinë në luftën civile në Siri”, deklaroi Rafael Foley para Këshillit Ekzekutiv të OIAC, sipas një dokumenti të publikuar në faqen e internetit të organizatës.

Akuzat për përdorimin e armëve kimike, nga grupi i Shtetit Islamik apo regjimi sirian, kanë qenë të shumta kohët e fundit.

Sipas përfundimece të një raporti OIAC të publikuara, në icidentet në mars të vitit 2015 është vërejtur përdorimi i një apo disa agjentëve kimikë.

Një raport tjetër konfirmon përdorimin e gazit mustard më 21 gusht në Marea, një qytet në provincën e Alepos.

Hetuesit e OIAC kishin theksuar në shtator 2014 se klori ishte përdorur si armë kimike në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur në Kafr Zeta (në provincën e Hamas), Al-Tamana dhe Tal Minnis (në provincën e Idlebit).

Përsa i përket sulmit në Idlib në mars 2015, Foley nënvizoi se dëshmitarët e pyetur kishin vënë re praninë e helikopterëve, që vetëm regjimi sirian i disponon.

“Vetëm një konkuzion është i mundshëm që regjimi sirian vazhdon përdorimin e armëve kimike kundër popullit të tij”, shtoi ai.

Damasku nuk do të hezitojë së përdoruri taktika të tilla, sepse ato shërbejnë për qëllimet e tij cinike./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.