☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.05 ▼0.7%
ARI 4,024 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,746 ▼ -0.49% ETH $2,306 ▼ -0.64% XRP $1.2974 ▲ +0.75% SOL $99.8600 ▼ -1.23%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.05 ▼0.7 % ARI 4,024 ▼0.37 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.05 ▼0.7 % ARI 4,024 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

Qeveria shqiptare ka reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave të fundit, duke theksuar se përgjegjësia për çdo shkelje ligjore është vetëm individuale, si për protestuesit ashtu edhe për efektivët e policisë që tejkalojnë kompetencat.

Në një përgjigje drejtuar platformës “Shteg.org”, Zyra e Shtypit e Kryeministrisë deklaroi se me më shumë se 180 episode të denoncuara në kallëzimin penal të dorëzuar në SPAK duhet të merren organet kompetente të drejtësisë, mbi bazën e provave dhe pa asnjë ndërhyrje politike.

Kjo përgjigje vjen pas kallëzimit penal të dorëzuar dy ditë më parë nga Qendra Res Publica — në emër të një grupi avokatësh, qytetarësh dhe organizatash — i cili kërkon hetimin e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për ndalime arbitrare, dhunë dhe pengim të gazetarëve.

Kryeministria sqaroi se takimet e zhvilluara mes kreut të qeverisë dhe drejtuesve të policisë kishin karakter institucional për mbrojtjen e sigurisë publike, por nënvizoi se kryeministri nuk ushtron komandim operacional mbi përdorimin e forcës apo vendimmarrjen në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani janë pezulluar nga detyra shtatë punonjës policie ndaj të cilëve kanë nisur procedurat administrative, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria po hetojnë rastin e 24 tetorit, ku një qytetar pësoi dëmtime të rënda në sy gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.