⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,930 ▲ +0.52% ETH $2,265 ▲ +0.52% XRP $1.2515 ▼ -0.09% SOL $94.4400 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Mbi 1/3 e popullsisë në alarm për valën e të nxehtit

PARIS, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Më shumë se një e treta e popullsisë franceze u vu sot nën nivelin më të lartë të alarmit për shkak të valës së të nxehtit, e cila po rrit frikën për përhapjen e zjarreve që prekin vendin.

Rreth 26 milionë francezë do të jenë nën alarm të kuq, niveli më i lartë i alarmit i lëshuar nga Météo-France, i cili është zgjeruar në 37 departamente në Francën kontinentale.

Episodi i tretë i nxehtësisë intensive që godet vendin në dy muaj pritet të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme.

Në këtë kontekst, zjarret janë shumëfishuar ditët e fundit, shumica e tyre “për shkak të aktivitetit njerëzor”, siç i kujtoi presidenti Emmanuel Macron publikut në një mesazh në X, duke paralajmëruar kundër çdo “pakujdesie”.

Më shumë se 25 000 hektarë tokë janë djegur që nga fillimi i vitit, pothuajse dyfishi i totalit të parashikuar për të njëjtën periudhë në vitin 2025, sipas shërbimit të Sigurisë Civile.

Turizmi dhe ngjarjet festive po vuajnë nga kjo situatë, pasi në Paris, prefekti i policisë ka anuluar ballot shumë të njohura të zjarrfikësve që mbahen tradicionalisht në stacionet e zjarrfikësve më 13 dhe 14 korrik, si dhe ngjarjet sportive të planifikuara në natyrë ose në vende pa ajër të kondicionuar.

Këto kushte ekstreme i kanë detyruar gjithashtu organizatorët e Turit të Francës të shkurtojnë garën e sotme midis Malemort dhe Ussel, në Corrèze, në Masivin Qendror, për herë të parë për shkak të nxehtësisë.

Në Paris, Kulla Eiffel e shtyu kohën e mbylljes së saj përpara në orën 16:00 pasdite këtë fundjavë, në vend të orës 12:45 të mëngjesit, “për shkak të temperaturave të larta të parashikuara”, njoftoi dje operatori i monumentit ikonik, një veprim i ndjekur nga dy muzetë më të famshëm të kryeqytetit, Luvri dhe Orsai.

Dhe në të gjithë Francën, shumë qytete dhe qyteza kanë anuluar tashmë shfaqjet e fishekzjarrëve të planifikuara për Ditën e Bastijës.

Shkencëtarët e klimës kanë treguar se valët e përsëritura të nxehtësisë janë një tregues i pagabueshëm i ndryshimeve klimatike, të shkaktuara kryesisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.