Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.42 ▼0.39%
ARI 4,193 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,102 ▲ +1.26% ETH $1,743 ▲ +5.64% XRP $1.1115 ▲ +2.45% SOL $81.5700 ▼ -0.86%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.42 ▼0.39 % ARI 4,193 ▲1.63 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.42 ▼0.39 % ARI 4,193 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Mbi 2000 viktima nga i nxehti, Evropa përgatitet për temperatura edhe më ekstreme

– Franca regjistroi 2 025 vdekje më shumë se zakonisht, gjatë javës së fundit të valës rekord të të nxehtit në fund të qershorit, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se, në ditët në vijim Evropa do të përballet me temperatura edhe më të larta.

Sipas autoriteteve shëndetësore franceze, numri i vdekjeve gjatë periudhës 22-28 qershor u rrit me 29% krahasuar me javën paraardhëse.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, tha se është vërejtur një rritje e dukshme e vdekjeve, veçanërisht te personat mbi 45 vjeç.

Më 24 qershor, Franca shënoi ditën më të nxehtë, të regjistruar ndonjëherë në nivel kombëtar, me temperaturat që në Paris arritën pothuajse 41 gradë Celsius, ndërsa gjysma e vendit u vendos nën alarmin e kuq për temperatura ekstreme.

Autoritetet paralajmërojnë se shifrat e publikuara mund të jenë më të ulëta se numri real i viktimave dhe bilanci pritet të rishikohet.

Rritet numri i viktimave nga mbytja

Temperaturat ekstreme sollën edhe një shtim të rasteve të mbytjes. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez bëri të ditur se 72 persona kanë humbur jetën nga mbytja që nga 18 qershori.

Edhe Holanda regjistroi qindra viktima

Edhe Holanda u godit nga temperaturat rekord javën e kaluar. Autoritetet raportuan rreth 480 vdekje më shumë se mesatarja, shumica prej tyre mbi 80 vjeç.

Temperaturat në disa zona të vendit regjistruan rreth 40°C, ndërsa numri më i madh i viktimave u raportua në jug dhe lindje, ku i nxehti ishte më intensiv.

Paralajmërime për një valë të re të të nxehtit

Meteorologët paralajmërojnë se një sistem i fuqishëm i presionit të lartë atmosferik, po shtrihet nga ishujt Azore drejt Portugalisë dhe Spanjës, duke favorizuar rikthimin e temperaturave shumë të larta në Francë dhe disa pjesë të Britanisë së Madhe gjatë fundjavës.

Në jug të Francës pritet që temperaturat të arrijnë deri në 40°C, ndërsa në zonat e Bordeaux, Toulouse dhe Agen, ato parashikohen të jenë 36-37°C.

Shërbimi meteorologjik francez “Météo-France”, ka shpallur alarm të kuq për rrezik ekstrem zjarresh në pyje për të premten dhe të shtunën, duke paralajmëruar se kushtet atmosferike e bëjnë shumë të lartë, mundësinë e shpërthimit të zjarreve.

Kryeministri Sébastien Lecornu deklaroi se që nga fillimi i sezonit veror janë regjistruar gati 7 mijë zjarre, të cilat kanë djegur rreth 8,700 hektarë sipërfaqe.

Më shumë se 3000 banorë u evakuuan pasi një zjarr i madh shpërtheu në Sainte-Marie-la-Mer dhe u përhap drejt Canet-en-Roussillon.

Alarm për temperatura ekstreme edhe në Portugali dhe Spanjë

Në Gadishullin Iberik, shërbimi meteorologjik spanjoll paralajmëroi mundësinë e një vale të re të të nxehtit.

Qeveria e Portugalisë ka shpallur gjendjen e alarmit, e cila do të mbetet në fuqi deri të martën në mesnatë.

Në disa zona temperaturat pritet të kalojnë 40°C, ndërsa gjatë natës nuk do të zbresin nën 25°C.

Edhe në Spanjë, zonat jugperëndimore kanë shpallur alarmin portokalli, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike, po rrisin temperaturat në mbarë botën, ndërsa Evropa mbetet kontinenti që po ngrohet më shpejt, me ritëm rreth dy herë më të lartë se mesatarja globale.

Si pasojë, valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe më intensive, duke shtuar rrezikun për shëndetin e njerëzve, mungesën e ujit dhe zjarret në pyje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.