⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.97 ▼2.16%
ARI 4,104 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,362 ▲ +0.26% ETH $2,102 ▼ -0.27% XRP $1.0864 ▼ -0.5% SOL $85.2600 ▼ -1.5%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.97 ▼2.16 % ARI 4,104 ▼0.25 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.97 ▼2.16 % ARI 4,104 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fredi Beleri u dërgua për gjykim, reagon Greqia: Kryebashkiakut po i hiqet e drejta për të ushtruar detyrën

Athina zyrtare ka reaguar pasi SPAK dorëzoi të pandehur në Gjykatën Antikorrupsion kryebashkiakun e Himarës, Dhionisios Alfred Beleri me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Burimet diplomatike greke bëjnë me dije se njoftimi i sotëm i Prokurorisë së Posaçme Shqiptare kundër Korrupsionit në lidhje me gjykimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, z. Fredi Beleri dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij në gjyqin nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, parandalon në thelb rezultatin e procedimit, duke shkelur të drejtën për një gjykim të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet ta respektojë rreptësisht.

Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare, thonë të njëjtat burime, vazhdojnë t’i heqin z. Beleri të drejtën politike për të bërë betimin dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës.

Të gjitha këto çështje i ka shtrua sot, ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, në një bisedë telefonike para disa orësh, me homologen e tij shqiptare.

Gjatë bisedës u prek edhe çështja “Beleri” , për të cilën Ministrja Xhaçka rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se për këtë çështje duhet të flasin organet e drejtësisë.

Ministria e Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë të Greqisë, shprehen burimet diplomatike greke.

Me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje në bashkëpunim, SPAK dorëzoi të pandehur në Gjykatën Antikorrupsion kryebashkiakun e Himarës, Dhionisios Alfred Beleri. Pa mbushur tre muaj nga arrestimi i tij për zgjedhjet vendore të 14 majit, prokurorët e posaçëm i thanë gjykatës se tej çdo dyshimi të arsyeshëm Beleri u implikua në shitblerjen e votës. Për këtë skemë ai bashkëpunoi me Pandeli Kokaveshin dhe sipas SPAK ky dyshim përforcohet nga provat e administruara mes tyre përgjime audio dhe video, këqyrje telefonash dhe deklarime të qytetarëve.

1 Koment

  • Andis 04 Gusht 2023, 07:07

    Nuk e di se si ka mundesi qe akoma merren me keto lloj primitivesh qeveria shqiptare.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.