🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.57%
DOW 52,413 ▲0.1%
NASDAQ 26,444 ▲1.05%
NAFTA 100.05 ▼1.68%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,391 ▼ -0.33% ETH $2,341 ▲ +0.13% XRP $1.3198 ▲ +1.38% SOL $100.7800 ▼ -1.57%
S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

‘Freedom House’, Maqedonia vazhdon të fundoset sa i përket lirisë së mediave

Maqedonia është radhitur në vendin e fundit në Ballkan dhe të parafundit në Evropë, për lirinë e mediave. Në raportin e ri të “Freedom House”, Maqedonia konsiderohet si vend pjesërisht i lirë me 58 pikë, ndërkohë që pas saj gjendet Turqia e cila është futur tashmë në kategorinë e shteteve jo të lira. Në nivel global Maqedonia renditet në vendin e 125 në botë, nga gjithsej 199 shtete.

“Maqedonia ka shënuar ulje prej 10 pikësh në pesë vitet e fundit, dhe konsiderohet si vendi më i keqi në rajon. Disa media opozitare janë detyruar të mbyllen gjatë kësaj periudhe ndërkohë që gazetari Tomisllav Kezharovski mbeti i arrestuar gjatë vitit 2014 për shkak të akuzave të dyshimta për zbulimin e dëshmitarit të mbrojtur në një vrasje”, theksohet në raportin vjetor të Freedon House, për lirinë e mediave.
Në raport konstatohet se përkeqësimi i gjendjes së mediave është karakteristikë për gjithë rajonin e Ballkanit.

“Disa vende të Ballkanit Perëndimor edhe më tej shfaqin dukuri shqetësuese sa i përket shkeljes së lirisë së mediave në vitin 2014. Këto media ballafaqohen me probleme të njëjta: Përdorimi i ligjeve për shpifje dhe fyerje nga politikanët dhe biznesmenët  për të penguar raportimin kritik, trumbetim i politikës pro-qeveritare nga serviset publike, presion mbi redaktorët nga liderët politikë dhe pronarët privat që çon në vetë-censurë; ngacmime, kërcënime, sulme ndaj gazetarëve të cilët kalojnë pa dënime; si dhe struktura e paqartë pronësore”, theksohet gjithashtu në raport.

Maqedonia renditet si vend pjesërisht i lirë edhe për sa i përket ambientit juridik, politik dhe ekonomik. Maqedonia gjithashtu është vendosur në grupin e shteteve që kanë shënuar përkeqësim më të madh në 5 vitet e fundit së bashku me Republikën Qendrore Afrikane, Turqinë, Ekuadorin, Tajlandën, Bahrejnin. Edhe në raportet e organizatave tjera Maqedonia renditet më se keqi në rajon dhe më gjerë sa i përket lirisë së mediave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.