🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,666 ▲ +0.27% ETH $1,760 ▲ +0.11% XRP $1.1326 ▼ -0.7% SOL $80.5600 ▼ -1.56%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
roze

Fundi i një miqësie 10-vjeçare? Blake Lively mbetet jashtë dasmës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzuan dashurinë e tyre më 3 korrik në një ceremoni madhështore në Madison Square Garden në Nju Jork, por një mungesë ra menjëherë në sy: aktorët Blake Lively dhe Ryan Reynolds nuk ishin mes të ftuarve.

Sipas burimeve të Page Six, këngëtarja ka vendosur të distancohet përfundimisht nga ish-mikja e saj.

“Taylor është në një fazë tjetër të jetës dhe dëshiron të jetë pranë njerëzve që i beson dhe që i sjellin qetësi. Është për të ardhur keq, sepse ajo dhe Blake kanë qenë shumë të afërta, por Taylor nuk beson se kjo miqësi mund të rikthehet. Për të, kjo marrëdhënie ka përfunduar,” tha një burim për Page Six.

Burimi shtoi se fillimisht Swift besonte se situata mes tyre do të qetësohej me kalimin e kohës.

“Ajo mendonte se pasi gjithçka të qetësohej, do të arrinin ta linin pas konfliktin. Por vazhduan të ndodhnin gjëra të tjera dhe u bë gjithnjë e më e vështirë të riktheheshin si më parë.”

Sipas të njëjtit burim, nuk ishte një ngjarje e vetme që çoi në prishjen e marrëdhënies, por një seri situatash që u grumbulluan me kalimin e kohës. Madje, planifikimi i dasmës u kthye në momentin kur Swift vendosi se nuk dëshironte ta kishte Lively pjesë të një dite kaq të rëndësishme.

Miqësia mes Taylor Swift dhe Blake Lively, e cila zgjati gati një dekadë, u përkeqësua gjatë vitit 2025, pasi këngëtarja u përfshi pa dëshirë në betejën ligjore mes Lively dhe regjisorit Justin Baldoni.

Në dokumentet gjyqësore u publikuan mesazhe private të Lively, ku ajo e quante Swift një nga “dragonjtë” e saj mbrojtës dhe më pas e përshkruante si një nga “personat më të besuar”.

Më vonë, Baldoni kërkoi që Taylor Swift të dëshmonte në gjykatë, megjithëse kjo kërkesë u tërhoq më pas. Gjithashtu, në dokumente u publikuan edhe biseda private mes dy ish-mikeve, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Që prej vitit 2024, Swift dhe Lively nuk janë parë më së bashku në publik. Aktorja mungoi edhe në festën e beqarisë së këngëtares, ndërsa mungesa e saj në dasmë duket se konfirmon fundin e një prej miqësive më të njohura në Hollywood.

Taylor Swift dhe Blake Lively ishin mike të ngushta që prej vitit 2015, ndërsa këngëtarja është edhe kumbara e katër fëmijëve të Blake Lively dhe Ryan Reynolds. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.