☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Furtunë te burgu i Fushë Krujës

Tetë punonjës të burgut të Fushë-Krujës janë pezulluar nga detyra, pasi është zbuluar një rast i futjes së lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë i mundur dokumentimi i një aktiviteti kriminal, ku një të dënuari i futej kanabis në burg nga bashkëshortja e tij, dhe më pas ai e shiste brenda ambienteve të IEBP-së së Fushë-Krujës.

Mësohet se i dënuari ua shiste lëndën narkotike të dënuarve të tjerë kundrejt kartave telefonike, me kosto 1 mijë lekë të reja.

Punonjësit e arrestuar janë:
1-B. A, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;
2-S.Xh, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;
3-L.C, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.

4-L. S, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
5-A.D, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
6-O.K, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
7-D. P, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
8-L.C, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.

Ndërkohë, nga ana e OPGJ-së së drejtorisë së SHKBB-së, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Krujë me nr 286 akti, date 02.11.2019, ku për shtetasin Isuf Rama është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe për bashkëshorten e tij Shkëndije Rama ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Forcimi i masave të sigurisë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale ka qenë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, ku janë ndërmarrë një sërë masash të forta ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Ndërkohë, së fundmi ministrja Gjonaj ka ndërruar të gjithë shefat e policisë së Burgjeve duke i dhënë përparësi figurave me integritet dhe përgatitje të lartë profesionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.