☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,349 ▼0.24%
NASDAQ 26,216 ▼1.26%
NAFTA 100.25 ▼2.46%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,538 ▲ +1.06% ETH $2,360 ▲ +1.02% XRP $1.3096 ▼ -0.31% SOL $102.2400 ▲ +1.13%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,349 ▼0.24 % NASDAQ 26,216 ▼1.26 % NAFTA 100.25 ▼2.46 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,349 ▼0.24 % NASDAQ 26,216 ▼1.26 % NAFTA 100.25 ▼2.46 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gashi për zhvillimet në LDK: Të qëllimshme për dëmtimin e Abdixhikut, ai së paku do të bëhet zv/kryeministër

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se koha kur janë bërë publike pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk është e rastësishme, por, sipas tij, synon ta dobësojë kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, në prag të formimit të institucioneve të reja.

Në Tv Dukagjini, Gashi tha se beson se Abdixhiku mund të marrë një post të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme, madje edhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

“Koha kur po shfaqen këto pakënaqësi është krejtësisht e qëllimshme. Qëllimi nuk është ta dëmtojnë vetëm LDK-në, por edhe Lumir Abdixhikun, i cili besoj se lehtësisht mund të bëhet së paku zëvendëskryeministër”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, zërat kritikë brenda LDK-së kanë mundur të prisnin deri pas formimit të institucioneve, por kanë zgjedhur këtë moment nga frika se Abdixhiku mund të marrë një rol të rëndësishëm në ekzekutiv.

Duke komentuar procesin e krijimit të shumicës parlamentare, Gashi tha se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me deputetët e komuniteteve joserbe, mund të sigurojë numrat për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa paralajmëroi se bllokadat eventuale nga partitë opozitare mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të kontribuojnë në funksionalizimin e institucioneve.

“Deputetët duhet ta shohin interesin e shtetit. Kur përfaqësuesit e popullit nuk shkojnë në Parlament, që është vendi i tyre i punës, atëherë shtrohet pyetja pse janë zgjedhur dhe votuar nga qytetarët”, tha Gashi.

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.