🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,084 ▼ -0.03% ETH $1,855 ▼ -0.66% XRP $1.0804 ▲ +1.52% SOL $73.0600 ▲ +0.21%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Teknologji

Gemini tani mund të gjenerojë dokumente, përfshirë Word dhe LaTeX

Google ka njoftuar një përditësim të ri për inteligjencën e saj artificiale Gemini, i cili i mundëson përdoruesve të krijojnë dhe shkarkojnë drejtpërdrejt skedarë të ndryshëm brenda bisedës, pa pasur nevojë për kopjim apo formatim manual.Me këtë funksion të ri, përdoruesit mund t’i kërkojnë Gemini-t…

Google ka njoftuar një përditësim të ri për inteligjencën e saj artificiale Gemini, i cili i mundëson përdoruesve të krijojnë dhe shkarkojnë drejtpërdrejt skedarë të ndryshëm brenda bisedës, pa pasur nevojë për kopjim apo formatim manual.

Me këtë funksion të ri, përdoruesit mund t’i kërkojnë Gemini-t të krijojë dokumente të gatshme në formate si Microsoft Word, Excel, PDF, Google Docs, si dhe skedarë teknikë si LaTeX dhe Markdown.

Sipas Google, ideja e këtij përditësimi është që të thjeshtojë procesin e punës: në vend që përdoruesit të kopjojnë tekstin nga biseda dhe ta vendosin në programe të tjera, Gemini e gjeneron vetë skedarin dhe e bën gati për shkarkim ose për eksport në Google Drive.

Shembujt e përdorimit përfshijnë krijimin e një raporti në Word, shndërrimin e një buxheti në Excel, ose përmbledhjen e shënimeve në një PDF të strukturuar. Gjithashtu, LaTeX mbështetet për dokumente më teknike, veçanërisht në fushat shkencore dhe akademike.

Google thekson se ky funksion synon ta bëjë Gemini një mjet më praktik për punë dhe studim, duke e afruar atë më shumë me aplikacionet e produktivitetit si Microsoft Office dhe Google Workspace.

Në fund, kompania thotë se kjo veçori është duke u shpërndarë globalisht dhe është e disponueshme për të gjithë përdoruesit e Gemini. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.