Banorët e Pagarushës shtrojnë rrugën me paratë e tyre pas dekadash pritje për asfalt
Rruga është dëmtuar nga kamionët e rëndë të gurores; komuna thotë se projekti është prioritet, por pa afat konkret
Banorët e Pagarushës po e shtrojnë vetë rrugën e fshatit me paratë e tyre, pasi kanë pritur dekada për asfalt, sipas Alsat.
Rruga është dëmtuar rëndë nga kamionët e rëndë të gurores që kalojnë çdo ditë, ndërsa banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet për 35 vite. Asfalti i fundit në fshat daton nga koha e ish-Jugosllavisë.
Pagarusha, rreth 25 kilometra nga Shkupi, ka më pak se 200 banorë. Herën e fundit banorët protestuan më 26 shtator të këtij viti, duke bllokuar kalimin e kamionëve të rëndë. Nga komuna e Studeniçanit thonë se rruga është projekt prioritar, por pa një afat konkret për realizimin e tij. “Nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga institucionet për 35 vite”, thotë banori Aqim Bekirov.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.