Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.41 ▲0.8%
ARI 4,448 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,171 ▲ +0.96% ETH $1,898 ▼ -0.13% XRP $0.9971 ▼ -0.14% SOL $76.1600 ▲ +1.04%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.41 ▲0.8 % ARI 4,448 ▼0.57 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.41 ▲0.8 % ARI 4,448 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

Gjashtë vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë në terren

Nëntë vatra zjarri janë regjistruar në territorin e vendit deri në orën 14:00, ndërsa gjashtë prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, një vatër është nën kontroll dhe dy të tjera janë në monitorim.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, krahas forcave zjarrfikëse, bashkiake dhe vullnetarëve.

Dajti, Tiranë

Në Dajt vijon operacioni për izolimin e flakëve, me angazhimin e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe një helikopteri. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa vatra në Vakumone është izoluar.

Gurë-Lurë, Dibër

Zjarri në Gurë-Lurë është izoluar falë korridoreve të hapura nga strukturat operacionale. Puna vijon për shuarjen e plotë të vatrës, me 30 efektivë të FA dhe dy avionë Air Tractor. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Qafë Helmës

Në Qafë Helmës zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Në terren janë angazhuar 11 zjarrfikës, 11 forca bashkiake dhe 5 vullnetarë.

Bruç, Mat

Në Bruç vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, në një terren të vështirë. Në operacion janë angazhuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Lufaj, Mirditë

Vatra në Lufaj vijon të jetë aktive, por me intensitet të ulët dhe me avancim të lehtë. Forcat operacionale janë pozicionuar pranë zonave të banuara për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të situatës.

Tërbun, Pukë

Operacioni vijon edhe në Tërbun, ku janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë të MZSH-së, 10 punonjës pyjorë, 40 forca vendore, 15 vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 2 helikopterë.

Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Sipas Ministrisë, në tërësi, situata po menaxhohet në terren, ndërsa forcat tokësore dhe ajrore janë përqendruar kryesisht në zonat e Dajtit, Lurës, Matit dhe Tërbunit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile. Ministria thekson se prioritet i operacioneve mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë, ndërsa kapacitetet operacionale vijojnë të jenë në gatishmëri për ndërhyrje aty ku është e nevojshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.