🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $80,622 ▼ -0.88% ETH $2,357 ▼ -1.18% XRP $1.2845 ▼ -1.68% SOL $101.8700 ▼ -1.41%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Gjendet kreu i Interpolit, por jep dorëheqjen, po hetohet në Kinë për korrupsion

Gjendet shefi i Interpolit, Meng Hongwei, i cili figuronte i humbur nga familja në fund të shtatorit, kur ai nga Lioni i Frances, ku është selia e Interpolit, u nis me nje avion me destonacion Kinën. Ai është ndaluar nga autoritetet kineze.

Më herët ishte Interpoli që kishte njoftuar marrjën e dorëheqjes së tij nga presidenca e organizmit, gjatë së dielës, një dorëheqje që ishte me efekt të menjëhershëm.

Ndërkohë, bashkëshortja e Mengut, Grace u ka thënë reporterëve se burri i saj i kishte dërguar një mesazh me një thikë si “emoji”, ditën që ai ishte zhdukur. Ajo tha se çështja e bashkëshortit të saj duhej të ishte tashmë nën shqyrtimin e “ligjit ndërkombëtar dhe opinionit publik ndërkombëtar”.

Të hënën, pas disa ditë spekulimesh mbi vendndodhjen e Mengut, Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes në Kinë njoftoi përmes një deklarate se ai është vënë nën hetim. Ky komision menaxhon rastet e korrupsionit, në të cilat janë të përfshirë punonjësit publikë.

Meng është personi i fundit i profilit të lartë që zhduket në Kinë, aty ku një numër i shumtë zyrtarësh qeveritarë, miliarderësh apo edhe personalitetesh janë zhdukur pa lënë gjurmë gjatë muajve të fundit.

Javën e kaluar, aktorja Fan Bingbing, e cila ishte zhdukur në Kinë prej korrikut, doli me një falje publike dhe rezultoi e gjobitur me 883 milionë juanë (129 mln dollarë) për evazion fiskal dhe shkelje të tjera.

Në një deklaratë të publikuar në “Twitter”, Interpoli njoftoi se kishte marrë dorëheqjen e parevokueshme të Meng, ndërkohë që bazuar në rregulloren e vet ka emëruar zv.presidentin Kim Jong-yang nga Koreja e Jugut si president në detyrë. Presidenti i ri, që do të zgjidhet vetëm për dy vitet e mbetura të mandatit të kinezit, pritet të dalë nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet në Dubai muajin e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.