☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.44 ▼3.53%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,156 ▲ +0.28% ETH $2,290 ▲ +0.94% XRP $1.2503 ▼ -0.23% SOL $94.3000 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – 13,8 miliardë euro eksporte armësh vetëm në gjysmën e parë të 2026-s

BERLIN, 15 korrik /ATSH–DPA/ – Vlera e eksporteve të armëve të miratuara nga qeveria gjermane u rrit ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga Ministria e Ekonomisë.

Nga janari deri në qershor u miratuan eksporte armësh me vlerë 13,87 miliardë euro, më shumë se katër herë më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Nga kjo shumë, rreth 9,6 miliardë euro i përkasin armëve të luftës, ndërsa 4,3 miliardë euro pajisjeve të tjera ushtarake.

Gjatë gjysmës së parë të vitit, pajisje ushtarake me vlerë rreth 9 miliardë euro, ose më shumë se 60% e totalit, u eksportuan drejt vendeve të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe partnerëve të afërt.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përqindje ishte dukshëm më e lartë, rreth 83%.

Ukraina mbetet përfituesja më e madhe e armëve gjermane, me eksporte të miratuara në vlerë 2,5 miliardë euro.

Ajo vazhdon të mbështetet me fonde dhe furnizime ushtarake për të përballuar agresionin rus, megjithëse në statistikat gjermane klasifikohet si një vend i tretë.

Në total, për vendet e treta u miratuan eksporte armësh me vlerë 4,9 miliardë euro.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të dytat mes vendeve importuese, me armë gjermane në vlerë 1,6 miliardë euro. Pas tyre vijnë Holanda, Republika Çeke dhe Lituania.

Izraeli renditet në vendin e gjashtë me eksporte të miratuara prej pak më pak se 800 milionë euro.

Pas tij renditet Letonia me rreth 500 milionë euro, e ndjekur nga Norvegjia, Estonia dhe Sllovenia./  /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.