☁️
Tiranë 20°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 96.12 ▼6.01%
ARI 4,702 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,828 ▲ +1.42% ETH $2,392 ▲ +0.92% XRP $1.4398 ▲ +2.46% SOL $88.7800 ▲ +4.9%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 96.12 ▼6.01 % ARI 4,702 ▲2.92 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 96.12 ▼6.01 % ARI 4,702 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

Gjermania, partner i rëndësishëm dhe i pakursyer i Shqipërisë

Në edicionin e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, stenda e Shqipërisë është vizituar nga Sekretari i Përgjithshëm Parlamentar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, Hans-Joachim Fuchtel, si gjest i dëshmisë së mbështetjes së pakursyer të Gjermanisë ndaj reformave prioritare të Shqipërisë; si zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi njohu zyrtarin e lartë gjerman me nismat e rëndësishme të qeverisë për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në të dy këto sektorë, qeveria gjermane është e  pranishme me financime në Shqipëri. Gjatë takimit, Ministri Klosi dhe sekretari Fuchtel diskutuan për të shtuar ndihmat  gjermane nëpërmjet kooperacionit gjerman për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe për mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë.

Të dyja palët ndanë mendimin se Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një destinacion turistik europian nëse nuk mbështet turizmin te mjedisi.

Ministri Klosi zhvilloi takime të rēndësishme me përfaqësues të kompanive me emër në botë si: Tui Group,  Tomas Chook, Apollo Group të cilët kanë shprehur interesin e lartë të prezencës me investime në hotelet dhe resortet me 4 dhe 5 yje.

“Kërkesat për turistë në Shqipëri janë trefish apo katërfish më larta se kapacatiteti që ne ofrojmë”. – theksoi ministri Klosi,

Gjithashtu ai shprehu bindjen se paketa fiskale dhe lehtësirat që ofrohen për hotelet me 4 dhe 5 yje dhe për agroturizmin, janë e ardhmja e turizmit shqiptar.

Një ditë më parë ministri Klosi ishte i përgjedhur si përfaqësues i Ballkanit për të folur në Konferencën ministeriale të turizmit ku kreu i turizmit shqiptar deklaroi se tregu shqiptar duhet të jetë në bashkërendim me partnerët lokalë për të hartuar paketa të përbashkëta rajonale për tregjet e treta.

Stenda e Shqipërisë gjatë këtyre ditëve të panairit ka zgjuar kureshtjen e vizitorëve të shumtë përveç investitorëve dhe tur operatorëve të mëdhenj të cilët kanë shfaqur interesin për të investuar në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.