Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,246 ▲ +0.03% ETH $2,522 ▲ +0.45% XRP $1.3660 ▲ +0.29% SOL $101.8500 ▲ +0.36%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Gjobiten 50 hotele e restorante, kishin depozita gazi pa projekte të miratuar

Të paktën 50 subjekte që ushtojnë aktivitet me objekt hotelerinë apo restorante janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në muajin korrik.

Të dhënat e publikuara nga ky Inspektorat tregojnë se gjobat e vendosura variojnë nga 500 mijë në 1 milionë lekë. Arsyeja e vendosjes së këtyre gjobave lidhet në një pjesë të vogël me mungesë dokumentacioni ndërkohe që shumica ka të bëjë me mosmiratim të projektit teknologjik të rezervuarit të gazit të lëngshëm.

Pothuajse shumica e subjekteve kanë zgjedhur si variant përdorimin e gazit sidomos në kuzhina, çka u rezulton me një kosto më të ulët sesa përdorimi i energjisë elektrike por për të instaluar këtë sistem duhet të merret miratim paraprak.

Bizneset e kaluara në kontroll i përkasin gjithë vijës bregdetare nga Konispoli, Borshi, Himara, Dhërmiu Golemi ndërkohe që përjashtim nuk bëjnë as restorante dhe hotele në Llogara ku numërohen të paktën shtatë subjekte të gjobitura.

Totali i gjobave të vendosura kap vlerën 10.7 milionë lekë dhe është numri më i lartë I gjobave I vendosur përgjatë gjithë muajve të këtij viti. Kjo vjen në kushtet kur maji dhe qershori kishin një numër modest prej 4 dhe 11 gjoba por që ishin të vendosura kryesisht në pika karburantesh.

Kontrolli përgjatë gjithë bregdetit në korrik duket se ka qenë pjesë e masave të Inspektoratit edhe në kuadër të sezonit turistik veror duke kërkuar rritjen e sigurisë dhe zbatimin korrekt të instalimeve të sistemeve të gazit.

Në 28 korrik në Velipojë ndodhi edhe incidenti më i fundit kur në një subjekt që ushtronte aktivitet bar-restorant pati një shpërthim të një rezervuari GNL të instaluar jashtë kushteve teknike.

tabela e sanksionit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.