☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 81.86 ▼0.66%
ARI 4,463 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,545 ▲ +0.77% ETH $1,903 ▲ +1.15% XRP $1.0047 ▲ +0.24% SOL $75.8500 ▲ +0.54%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 81.86 ▼0.66 % ARI 4,463 ▲0.58 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 81.86 ▼0.66 % ARI 4,463 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Arte

Gjon Mili Video Art Festival mbyll me sukses ditën e dytë në New York

Publiku ndoqi një program të pasur me video art dhe filma të shkurtër nga gjashtë vende të ndryshme, ndërsa dokumentari kushtuar fotografit legjendar të Beatles, Dežo Hoffmann, u shndërrua në një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes

NEW YORK – Dita e dytë e Gjon Mili Video Art Festival u zhvillua të dielën, më 28 qershor, në Producers Club Theaters në Manhattan, duke mbledhur artistë, kineastë dhe dashamirës të artit bashkëkohor në një program të larmishëm me video art, filma të shkurtër dhe dokumentar.

Mbrëmja nisi në Sonnet Theater me veprën “MicroMacro (Motorized vs Handheld)” të artistes amerikane Mona Kasra, e cila u pasua nga video arti “Money or Your Life” i autores Agnès Roux nga Monako.

Publiku ndoqi gjithashtu filmin e shkurtër “Dear Kevin” nga Kate Ferguson (SHBA), filmin italian “Né una né due”me regji të Lucia Catalini, filmin e animuar “Dizzy Cavalry” të kanadezit Patrick Doyon, veprën “Calling From Work” të artistit Karel van Laere nga Tajvani, si dhe “Phantom Dance”Wheeler Winston Dixon (SHBA).

Kulmi i mbrëmjes ishte shfaqja e dokumentarit “Dežo Hoffmann – Photographer of the Beatles”, realizuar nga Laura Sivakova-Passova dhe Patrik Lancaric. Dokumentari solli për publikun jetën dhe veprën e fotografit sllovak Dežo Hoffmann, autor i disa prej imazheve më të njohura të grupit legjendar The Beatles, duke evidentuar rolin e tij në dokumentimin vizual të një epoke që ndryshoi historinë e muzikës moderne.

Pas përfundimit të projeksioneve, artistët dhe të ftuarit u mblodhën në Producers Club Bar, ku u zhvillua festa përmbyllëse e ditës së dytë. Takimet mes autorëve dhe publikut krijuan një atmosferë të ngrohtë diskutimesh dhe shkëmbimi idesh, duke konfirmuar edhe një herë karakterin ndërkombëtar dhe frymën bashkëpunuese që e dallon Gjon Mili Video Art Festival.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.