⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.80 ▲0.88%
ARI 4,064 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,800 ▼ -1.16% ETH $2,065 ▼ -2.51% XRP $1.0584 ▼ -3.74% SOL $83.0100 ▼ -3.45%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.80 ▲0.88 % ARI 4,064 ▲0.85 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.80 ▲0.88 % ARI 4,064 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjykata Kushtetuese, miratohet raporti për kandidaturat

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është miratuar raporti për kandidaturat në Gjykatën Kushtetuese.

Brenda 30 ditëve Kuvendi i Shqipërisë do të zgjedhë dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Pas seancës dëgjimore të pak ditëve më parë, Komisioni i Ligjeve sot miratoi dy raportet me emrat e dërguar nga KED-ja për anëtarë të Kushtetueses për vendet vakante që u shpallën në  12.02.2018 dhe 04.03.2019, pasi anëtarët u shkarkuan nga vettingu.

Në listën e parë është Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Besnik Muçi, me këtë të fundit që është dekretuar nga Presidenti. Tashmë gara është mes Arta Vorpsit dhe Elsa Toskës.

Ndërkohë që në listën e dytë që Komisioni i Ligjeve i dërgoi sot Kuvendit për votim me këtë renditje janë: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. Edhe këtu procedura është e njëjta, duhet shumicë e cilësuar në të kundërt, zgjidhet automatikisht i pari në renditje.

I vetmi që ka votuar kundër ka qënë Adriatik Alimadhi.

Deputetja e PS, Klotilda Bushka, e pranishme tha se janë bërë verifikimet për kriteret e tre kandidatëve.

Ndërkohë raportet e miratuara do të kalojnë në Kuvend në seancën plenare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.