☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.68%
DOW 52,428 ▲0.13%
NASDAQ 26,499 ▲1.26%
NAFTA 99.81 ▼1.92%
ARI 4,077 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,729 ▲ +0.91% ETH $2,347 ▲ +1.31% XRP $1.3227 ▲ +2.24% SOL $101.1100 ▲ +0.65%
S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 % S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Global Finance: 2015, Shqipëria më varfra në Rajon për fuqinë blerëse, lë pas vetëm Bosnjën

Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të rajonit duke lënë prapa vetëm Bosnjë Hercegovinën për nga fuqia blerëse. Një indeks i Global Finance që mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 95 në rang botëror duke përdorur si njësi matëse paritetin e fuqisë blerëse (PPP).

Mali i Zi u rendit në vendin e 75, Maqedonia ne vendin e 84, Serbia në vendin e 89 dhe Kroacia në vendin e 60. Në vendin e fundit në Rajon renditet Bosnja, e cila në listën globale të fuqisë blerëse zë vendin e 104.

Global Financë sqaron se në përgjithësi, ka dy metoda standarde për të përcaktuar vendet më të pasura dhe ato më të varfra të botës. Zakonisht merret në konsideratë Prodhimi i Përgjithshëm Bruto dhe ndarja e tij për frymë.

Megjithatë përkufizimi më real dhe më i pranuar mes ekspertëve, por edhe nga vendet e pasura është përcaktimi se sa i pasur është rezidenti i një vendi. Për këtë arsye, metoda më e mirë për të përcaktuar nivelin e varfërisë është fuqia blerëse.

Global financë ka rënë dakord se, kjo është metoda ndoshta më e dobishme për të krahasuar dallimet e përgjithësuara në standardet e jetesës në mes të kombeve. Kjo për shkak se fuqia blerëse merr parasysh koston relative të jetesës dhe normat e inflacionit të vendeve.

Global Finance e ka bërë renditjen e vendeve duke marrë si bazë valutën amerikane dollarin duke korrigjuar edhe efektet e kursit të këmbimit me monedhat vendase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.