🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 89.74 ▼1.2%
ARI 4,103 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,300 ▼ -2.18% ETH $2,111 ▼ -5.69% XRP $1.0911 ▼ -6.25% SOL $86.3900 ▼ -3.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.74 ▼1.2 % ARI 4,103 ▲0.68 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.74 ▼1.2 % ARI 4,103 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Qendra e re Multifunksionale në Bylis merr formë, gati brenda vitit të ardhshëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije se punimet për ndërtimin e Qendrës së re Multifunksionale në Parkun Arkeologjik Bylis–Klos po avancojnë, ndërsa struktura e re pritet të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.

Aktualisht, puna në terren është përqendruar te armatura dhe ngritja e karabinasë, duke shënuar një tjetër fazë të rëndësishme drejt përfundimit të objektit.

Projekti ka kaluar një proces të gjatë përgatitor, që ka përfshirë hartimin dhe miratimin e projektit teknik, pajisjen me autorizimet përkatëse dhe zhvillimin e procedurave të prokurimit. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe kërkimit arkeologjik në zonën ku po ndërtohet qendra. Gjatë gërmimeve janë identifikuar dhe dokumentuar rreth 60 struktura funerare, të cilat kanë sjellë të dhëna të reja mbi historinë e sitit dhe kanë orientuar vijimin e punimeve në respekt të trashëgimisë arkeologjike.

Qendra e re do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për vizitorët, duke përfshirë ambiente muzeale dhe interpretimi të trashëgimisë, hapësira për kërkim shkencor e konservim, si dhe shërbime dhe ambiente për aktivitete kulturore e edukative.

Paralelisht, vijon puna për infrastrukturën mbështetëse, sistemimin e hapësirave të jashtme, parkimet dhe përmirësimin e kushteve të aksesit dhe sigurisë në park.

Ky investim synon të pasurojë përvojën e vizitorëve dhe të forcojë promovimin e trashëgimisë kulturore të parkut Bylis-Klos, duke e kthyer në një destinacion edhe më të plotë për turizmin kulturor.

Investimi realizohet në kuadër të programit “EU for Economic Development – Tourism-led Local Economic Development, with a Focus on Cultural Heritage”, bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim (AICS), dhe zbatohet nga AICS Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe institucionet përgjegjëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.