Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap
Policia e Tiranës dhe Komisariati nr. 5 kanë arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri në argjendarinë ‘Luani’ në Paskuqan. Në pranga ka rënë Argys Kalsi.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është arrestuar në Qafë Thanë teksa po mundohej të largohej nga vendi. Në momentin që ai ka tentuar të kalojë kufirin, Kalsi ështe arrestuar menjëherë nga blutë.
Në fakt, policia prej disa ditësh e kishte identifikuar të riun si autor i ngjarjes, por nuk e kishte arrestuar pasi e kishin ndjekur dhe përgjuar në mënyrë që të arrestojnë dhe autorin e dytë, për të cilin po punohet për identifikimin e tij.
Më 10 gusht, policia gjeti të hedhur në një liqen në Zall Herr edhe motorin e përdorur nga dy autorët, me të cilin ata u arratisën duke përdorur rrugët periferike të Kamzës dhe shmangur ato kryesore.
Në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, autorët hynë të maskuar e me kallashnikov, kanosën punonjësen dhe grabitën sende floriri me një vlerë rreth 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej tyre të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.