☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.14 ▼0.99%
ARI 4,056 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,642 ▲ +1.96% ETH $2,334 ▲ +2.97% XRP $1.2915 ▲ +2.62% SOL $93.9100 ▲ +1.47%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.14 ▼0.99 % ARI 4,056 ▲2.92 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.14 ▼0.99 % ARI 4,056 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Nëntë viktima dhe 110 raste me virusin e Nilit Perëndimor

ATHINË, 13 gusht /ATSH-ANA/ – Një rritje e ndjeshme e infeksioneve me virusin e Nilit Perëndimor po regjistrohet në Greqi, me 45 raste të reja të fituara në vend të raportuara gjatë javës së kaluar, duke e çuar numrin total në 110 që nga fillimi i sezonit 2026 deri më 12 gusht.

Nga këta, 81 pacientë zhvilluan manifestime të rënda të sistemit nervor qendror, ndërsa janë regjistruar edhe nëntë vdekje, të gjitha midis pacientëve të moshës mbi 65 vjeç.

Shifrat nxjerrin në pah qarkullimin e vazhdueshëm të virusit dhe nevojën për rritje të vigjilencës, veçanërisht midis grupeve të cenueshme.

Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), rastet e infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor janë regjistruar dhe hetuar në 39 bashki në 14 njësi rajonale në rajonet e Atikës, Thesalisë, Maqedonisë Qendrore dhe Peloponezit.

Konkretisht, raste janë raportuar në njësitë rajonale të Atikës Lindore, Athinës Veriore, Atikës Perëndimore, Athinës Qendrore, Athinës Jugore, Pireut, Karditës, Larisës, Trikalës, Imatisë, Selanikut, Pellës, Seresit dhe Lakonisë.

Rastet e mëtejshme pritet të diagnostikohen në periudhën e ardhshme, si në zonat e prekura tashmë ashtu edhe në zona të reja.

Në veçanti, qarkullim veçanërisht intensiv i virusit po regjistrohet në rajonin e Atikës këtë vit, me një numër në rritje të rasteve në zona dhe njësi rajonale specifike./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.