🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.43 ▲2.04%
ARI 3,914 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,117 ▼ -1% ETH $2,265 ▼ -0.9% XRP $1.2569 ▲ +0.57% SOL $92.4800 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.43 ▲2.04 % ARI 3,914 ▼1.41 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.43 ▲2.04 % ARI 3,914 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Zjarri masiv përfshin Parosin, evakuohen banorët në ishullin grek

ATHINË, 29 korrik /ATSH-DPA/- Zjarrfikësit po përballen me një zjarr të fuqishëm dhe jashtë kontrollit në ishullin grek të Parosit, në detin Egje, duke detyruar evakuimin e disa komuniteteve, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi.

Sipas raportimeve të mediave, shërbimet e emergjencës u kanë kërkuar banorëve të largohen drejt plazheve aty pranë. Fillimisht, nuk pati raportime për të plagosur apo për shtëpi të shkatërruara.

Dhjetëra zjarrfikës janë angazhuar në ishullin e Kikladeve që prej së martës, ndërsa janë kërkuar përforcime nga ishujt fqinjë Naksos dhe Siros, si dhe nga Greqia kontinentale.

Fshati Agkairia konsiderohej zona më e rrezikuar, raportuan gazetat greke “Proto Thema” dhe “Kathimerini”.

Zjarri u përhap nga temperaturat shumë të larta të verës dhe bimësia e tharë. Erërat e forta vështirësuan përpjekjet për shuarjen e flakëve dhe parashikohet të forcohen edhe më shumë gjatë ditës së sotme.

Greqia deri tani, i ka shmangur valët e mëdha të të nxehtit. Megjithatë, vitet e fundit periudhat e gjata me temperatura ekstreme, thatësira dhe erëra të forta kanë krijuar kushte të favorshme për zjarre të mëdha pyjore.

Pas zjarreve shkatërruese të viteve të kaluara, Greqia ka zgjeruar kapacitetet e saj për përballimin e emergjencave.

Shërbimi zjarrfikës tashmë disponon 85 avionë shtetërorë për shuarjen e zjarreve dhe rreth 18 mijë punonjës të përhershëm dhe sezonalë.

Në zonat me rrezik të lartë, janë vendosur gjithashtu më shumë se 100 baza dronësh, të cilat përdoren për zbulimin e hershëm të zjarreve.

Ndërkohë, janë lëshuar në hapësirë edhe katër satelitë të posaçëm për monitorimin e zjarreve, veçanërisht në rajonet më të thata.

Aktualisht, në disa pjesë të Greqisë është në fuqi një nivel i lartë rreziku për zjarre pyjore.

Sipas “Kathimerini”, zjarrfikësit u angazhuan për shuarjen e zjarreve edhe në rajonin verilindor të Evrosit.

Niveli i dytë më i lartë i alarmit për rrezikun e zjarreve, ishte në fuqi në Kretë dhe në ishujt Lesbos, Kios, Samos, Ikaria dhe Psara.

Ndërsa niveli i tretë i alarmit u shpall për rajonin e Athinës dhe Peloponezin verilindor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.