☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Greqia ngrin asetet e eurodeputetes greke të arrestuar për korrupsion

Autoritetet greke kanë ngrirë mëngjesin e së hënës asetet e eurodeputetes greke, njëkohësisht një prej 14 nën/kryetarëve të PE-së, Eva Kaili e  akuzuar për korrupsion në këtë fundjavë.
Sipas deklaratës së pasurisë së saj ish-eurodeputetja e PASOK-ut, ka depozita të konsiderueshme që arrijnë në 460 mijë euro, prej të cilave rreth 400 mijë euro janë në bankën belge KBC. Pjesa tjetër është në llogari të tjera në bankat greke.

Gjithashtu ajo ka deklaruar  një apartament 55 m2 në Bruksel të cilin e ka blerë në vitin 2015, si dhe tre apartamente në Selanik, në lagjen Psikiko në kryeqytet si dhe një në qendër të Athinës. Po ashtu ka edhe tre makina.

Ditën e diel policia në Belgjikë e ka arrestuar Kailim pas 48 orësh hetimesh, nën akuzat për korrupsion , për përfshirjen e saj në një organizatë kriminale të dyshuar në një skandal korrupsioni të lidhur me Katarin dhe për pastrim parash.

Bashkë me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, një lobist i Brukselit, identiteti i të cilit nuk dihet, ish- eurodeputeti eurosocialist italiani Antonio Pantzeri, i cili gjithashtu është burgosur dhe konsiderohet si autori i skandalit të financimit të paligjshëm nga Katari, si dhe  bashkëpunëtor i ngushtë i tij Francesco Giorgi, ky i fundit bashkëshorti i eurodeputetes greke.

Kaili është arrestuar pas kontrolleve në 16 shtëpi në Bruksel dhe sekuestrimit të  150.000 eurove në shtëpinë e saj në çanta e valixhe ku u gjetën edhe dhurata nga Katari. Gjithashtu babai i saj u kap me një valixhe me 600.000 euro. Shumë e ngjashme është gjetur edhe në shtëpinë e ish eurodeputetit italian.

Ata janë dërguar në burgun e sigurisë maksimale të Saint Jilles, në rajonin e Brukselit, në pritje të vendimit të këshillit gjyqësor nëse do të caktohet ose jo në paraburgim siç raportojnë mediat belge.

Kaili, shkaktoi reagime para disa kohësh kur  ka folur publikisht në mbështetje të reformave të fundit të punës në Katar . Arrestimi i saj dhe i tre personave të tjerë ka shkaktuar shok jo vetëm në Bruksel , por edhe në Greqi. Ajo ishte eurodeputetja më e votuar nga socialistët grekë me mbi 140.000 vota në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian.

Ndërkohë përveç përjashtimeve të saj nga të gjitha postet në Bruksel, ajo është përjashtuar edhe nga radhët e socialistëve grekë , me të cilët kohët e fundit nuk kishte marrëdhënie të mira dhe flitej se mund të kalonte në radhët e konservatorëve.

Theksohet se nga 13 eurodeputetë që ka Greqia në PE, dy  prej tyre janë në burg. Nga maji i kaluar euroeputeti i Agimit të Artë Janis Lagos ,ndodhet në burgun e Dhomokosë në Greqi, i dënuar me 13 vjet heqje lirie me akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe tashmë Eva Kaili, në një burg në Bruksel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.