🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 16 April 2026
S&P 500 7,015 ▼0.11%
DOW
NASDAQ 23,914 ▼0.43%
NAFTA 89.94 ▲2.05%
ARI 4,834 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $73,703 ▼ -0.4% ETH $2,303 ▼ -0.92% XRP $1.4062 ▲ +2.91% SOL $84.6900 ▲ +1.38%
S&P 500 7,015 ▼0.11 % DOW NASDAQ 23,914 ▼0.43 % NAFTA 89.94 ▲2.05 % ARI 4,834 ▲0.22 % S&P 500 7,015 ▼0.11 % DOW NASDAQ 23,914 ▼0.43 % NAFTA 89.94 ▲2.05 % ARI 4,834 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Guvernatori lajmëron: Norma e interesit nuk ndryshon më 2016

Stimuli monetar nuk do të ndryshojë përgjatë vitit 2016, lajmëroi Guvernatori i Bankës së Shqipëri Genti Sejko në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes, duke sinjalizuar se norma bazë e interesit këtë vit do të qëndrojë në nivelin 1.25%.

Ai tha se inflacioni shënoi rritje progresive duke arritur 1.2 për qind në qershor si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe qirave. Sejko tha se rikthimi i inflacionit u ndikua nga presioni i brendshëm. Kjo ecuri forcon gjetjet e Bankës së Shqipërisë se në fillim të vitit inflacioni u ul nga goditjet e ofertës. “Inflacioni do të vijojë në krahun e sipërm të pritjeve tona” tha Sejko

Ai referoi se, rritja e ekonomike në tremujorin e parë është përmirësuar duke arritur në 2.9% e udhëhequr nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit. Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë rritja e përafërt në të njëjtat nivele do të jetë edhe në tremujorin të dytë të vitit.

Ekonomia reflektoi politikën monetare lehtësuese pasi ekonomia u rrite prej konsumit dhe investimeve private, tha Sejko. Por, shkëmbimet tregtare me jashtë nuk e kanë favorizuar e rritjen ekonomike. Eksportet po vuajnë konjukturen e çmimeve të ulta në tregjet ndërkombëtare.

Politika fiskale po ruan konsolidimin me ritme më të larta se, planifikimet e fillimit të vitit.

Tregjet financiare shfaqen të qeta. Janë ulur kostot e financimit për ekonominë shqiptare. Normat e interesit kanë shënuar kuotat më të ulta historike dhe janë lehtësuar kostot e borxhit, tha Guvernatori.

Ecuria e kredisë ka shfaqur tendenca rritjeje. Pa efektin e  fshirjes, rritje është 3 %. Kredia në lekë është rritur mr 6%. Kredia në valuta nuk ka ndryshuar. Por Sejko tha se, kredia bankare mbetet e zbehte në krahasim me pritjet e Bankës së Shqipërisë për shkak të kërkesës së ulët dhe kushteve të shtrënguara të bankave.

Kredia është mjeti kryesor për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Por ai u shpreh se, reforma në drejtësi do të ndikojë pozitivisht në rritjen e kreditimit pasi do të rrisë garancitë në respektimin e kontratave.

Informacioni i ri tregon se nuk ka ndryshime të aktivitetit ekonomik  në periudhë afatmesme. Ai tha se, ekonomia kthehet në ekuilibër në gjysmën e dytë të vitit 2017.

Gjithashtu Guvernatori përgënjeshtroi se, shuma e vjedhur në Bankën e Shqipërisë dy vite më parë të kenë më e lartë, sipas aludimeve të sotshme të medieve që i janë referuar nj raporti të KLSH-së.

“Shuma e vjedhur është e inveratizuar  dhe është e rikonfirmuar edhe nga auditorë të tjerë të jashtëm. Nuk kam asnjë informacion. KLSH ka zbardhur të njëjtën shifër me ne. Çdo spekulim tjetër mediatik do të prishë imazhin dhe do të keqinformojë publikun me shumën e vjedhur” tha Sejko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.