☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 99.82 ▼2.05%
ARI 4,434 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $77,827 ▲ +1.7% ETH $2,494 ▲ +1.86% XRP $1.3296 ▲ +2% SOL $105.8200 ▲ +5.71%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 99.82 ▼2.05 % ARI 4,434 ▲0.78 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 99.82 ▼2.05 % ARI 4,434 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Sporti

Hadergjonaj tërhiqet momentalisht nga Kosova, akuzon trajnerin Foda për mungesë respekti e besimi

Pas kapitenit Amir Rrahmani, tërhiqet nga Kosova edhe Florent Hadergjonaj. Vendimi i këtij të fundit është momental dhe jo përfundimtar. Lojtari, me një postim në rrjetet sociale, ka shpjeguar situatën dhe vendimin e marrë për shkak të përplasjeve me stafin teknik, të kryesuar nga trajneri Franco Foda. Hadergjonaj thekson mes të tjerash se ka mungesë respekti dhe besimi.

“Pas shumë mendimi, kam marrë vendimin që, për momentin, të mos jem më në dispozicion të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e stafit aktual teknik. Ta përfaqësoj Kosovën ka qenë dhe mbetet një nga nderet më të mëdha të karrierës sime. Jam krenar për çdo paraqitje dhe për gjithçka që kam dhënë për këtë fanellë.

Me kalimin e kohës është bërë e qartë për mua se me trajnerin aktual nuk ekziston më baza e nevojshme e respektit dhe ndërsjellë e besimit për të vazhduar një bashkëpunim profesional. Për këtë arsye, kam arritur në një pike, ku duhet të vendos një kufi. Nuk është tërheqje nga Kombëtarja dhe nuk është vendim kundër Kosovës. Vendimi im lidhet vetëm me situatën aktuale dhe raportin tim me stafin teknik”, – shkruan Hadergjonaj.

Trajneri Foda pritet që sot të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit. “Dardanët” do të luajnë 4 ndeshje në Nations League, duke nisur nga 24 shtatori ndaj Irlandës, më 27 shtator ndaj Austrisë, më 1 tetor ndaj Izraelit dhe më 4 tetor sërish ndaj Austrisë në Prishtinë. Situata nuk duket aq e qetë te Kosova, pasi flitet se edhe disa lojtarë të tjerë nuk kanë pranuar ftesat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.