☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 95.20 ▼2.09%
ARI 4,435 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $77,778 ▲ +1.72% ETH $2,491 ▲ +1.95% XRP $1.3290 ▲ +2.14% SOL $105.8500 ▲ +5.84%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.20 ▼2.09 % ARI 4,435 ▲0.8 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.20 ▼2.09 % ARI 4,435 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kronika

Lokale me baste sportive afër shkollave në Tiranë, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar, mes tyre edhe të mitur!

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të organizimit të paligjshëm të basteve sportive në lokale pranë shkollave, në kuadër të kontrolleve për sigurinë e nxënësve.

Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, mes tyre një 17-vjeçar, janë proceduar penalisht.

Gjatë operacionit u sekuestruan pesë celularë me faqe aktive për vendosjen e basteve.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i monitorimit të përditshëm të territorit përreth institucioneve arsimore, në zbatim të planit të posaçëm të masave, të prezantuar me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me objektiv madhor garantimin e sigurisë së nxënësve, shërbimet e DVP Tiranë finalizuan operacionin e koduar “WEB page”.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u evidentua se në 2 lokale në afërsi të shkollave, organizoheshin dhe viheshin ilegalisht baste sportive, nëpërmjet celularëve.

Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 24 vjeç, dhe K. Ç., 48 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 54 vjeç, dhe një 17-vjeçar.

Në njërin prej lokaleve, i administruar nga shtetasi K. Ç., 48 vjeç, u kap në flagrancë duke vënë baste sportive shtetasi D. Gj., 24 vjeç, ndërsa në të njëjtin lokal ndodhej edhe shtetasi I. M., 54 vjeç, i përfshirë në këtë veprimtari.

Ndërsa në lokalin tjetër, u konstatua një 17-vjeçar, i punësuar në këtë subjekt, i cili kryente veprimtarinë e vënies së basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularë, me faqe aktive për vënien e basteve sportive.

Angazhimi për zbatimin e planit të posaçëm të masave për sigurinë e nxënësve vijon intensivisht.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.