Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,151 ▼ -0.06% ETH $2,302 ▲ +0.08% XRP $1.3837 ▼ -0.12% SOL $83.6700 ▼ -0.01%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Ekonomia

Hamilton nuk ka plan të ndalet

”Mund të fitoj ende tituj me Mercedesin”

Lewis Hamilton nuk ka në plan të largohet nga Formula 1 së shpejti. Anglezi rrëfeu në Meksikë se po punon për të rinovuar me Mercedesin për të zgjatur kontratën, kur ajo aktuale përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, 2023. “Nuk i kam vënë kufi, po planifikoj një kontratë shumëvjeçare me ekipin tim. Nuk e di se si do të jenë pesë vitet e ardhshme. Jemi ende duke punuar për këtë. Ka shumë gjëra për të bërë. Sapo kam krijuar kompaninë time të prodhimit dhe ndihem mirë në trup dhe mendje. Kështu që unë dua të vazhdoj, ne mund të arrijmë shumë gjëra të tjera së bashku dhe dua të jem këtu.

Por nuk e di, nëse Fernando Alonso largohet nga F1, mund ta mendoj dy herë vendimin tim, sepse do të bëhesha më i moshuari në rrjet” – tha 37-vjeçari anglez, i cili mund të vazhdojë me lehtësi deri në moshën 40 vjeç në F1. “Unë jam afër fundit të karrierës sime. Të jesh pilot është shumë mirë, por dua të shoh se si do të rritem përtej këtij roli.  Toto (Wolff) ka qenë një lider i madh dhe më ka lejuar të bëj gjëra. Jam në një moment të mirë të jetës sime, shumë më i vendosur.

Ndjej se mund ta çoj ekipin drejt më shumë titujve”, thotë Hamilton, i cili këtë vit është i 5-ti në Kampionatin Botëror të Pilotëve në kërkim të fitores së parë të sezonit. Ai ka fituar të paktën një garë në të gjithë botërorët e tij në F1, pa ndërprerje që nga viti 2007. Dhe megjithëse nuk po lufton për titullin, për herë të parë që nga viti 2013, nuk i mungon dëshira për të vazhduar në Mercedes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.