🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $60,992 ▼ -2.96% ETH $1,569 ▼ -6.67% XRP $1.0912 ▼ -3.88% SOL $62.6600 ▼ -5.72%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto: Biletimi elektronik, eviton evazionin

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto,  vizitoi ekspozitën e “Expocity Albania”, që në fokus të këtij viti ka sigurinë në rrugë dhe elemente të shërbimeve të emergjencës.

Haxhinasto vlerësoi faktin që në këtë panair marrin pjesë 25 kompani shqiptare nga 40 në total, që prezantojnë një gamë të gjerë inovative shërbimesh dhe produktesh, të cilat ka ardhur koha të jenë prezent në tregun shqiptar dhe të ofrojnë shërbimet e tyre me cilësi më të lartë. Ministri tha se shumë nga teknologjitë janë të fjalës së fundit, dhe janë pjesë edhe e vizionit të qeverisë për ti aplikuar, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Nga ajo që shikohet teknologjitë e prezantuara janë të fjalës së fundit të inovacionit, dhe përkthehen në një cilësi shumë më të lartë të shërbimeve që ofrojnë. Shumë nga produktet dhe shërbimet që ofrohen këtu, janë të planifikuara e të kërkuara në vizionin tonë në reformat që jemi duke realizuar, veçanërisht në fushën e sigurisë në transport, dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”, u shpreh ministri.

Një shembull është sistemi i biletimit elektronik që është në këtë panair, vuri në dukje Haxhinasti, duke shtuar se ky është një nga objektivat e rëndësishëm, me qëllim që nëpërmjet këtij shërbimi të evitojmë evazionin dhe të zbatojmë një kriter që është në interes të qytetarëve, që secili qytetar të paguajë mbi bazën e kilometrave dhe distancave që përshkruan.

Haxhinasto u ndal dhe te produktet për sigurinë në rrugë, veçanërisht shërbimet zjarrëfikëse, të shërbimeve të emergjencës, të ndërhyrjes së shpejtë për raste të emergjencës, duke theksuar se këto produkte kërkohen në shërbimet e transportit, për të rritur dhe sjellë më shumë siguri në rrugët e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.