☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,450 ▼ -0.23% ETH $2,334 ▼ -1.44% XRP $1.2962 ▲ +1.01% SOL $100.9900 ▼ -0.59%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve në Akademinë e Sigurisë, pas helmimit të 64 kursantëve që dyshohet se u shkaktua nga ushqimi i konsumuar në institucion.

Në një deklaratë për mediat, Salla bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

“Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, ndërsa Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të vendosur para drejtësisë përgjegjësit,” u shpreh ministri.

Salla kujtoi gjithashtu se në rastin e parë të raportuar në Akademinë e Sigurisë, analizat treguan se shkaku nuk lidhej me ushqimin, por me mungesën e higjienës.

“Në helmimin e parë nuk rezultoi helmim nga ushqimet, por problematika lidhej me higjienën. Do të presim rezultatet e analizave që pritet të dalin sot për të përcaktuar shkakun e këtij rasti dhe për të identifikuar problematikën që duhet parandaluar përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU),” tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.