☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,564 ▲0.11%
NASDAQ 26,255 ▲0.57%
NAFTA 80.15 ▲1.02%
ARI 4,069 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $65,316 ▲ +2.12% ETH $1,935 ▲ +3.11% XRP $1.1255 ▲ +1.92% SOL $78.6600 ▲ +1.58%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,564 ▲0.11 % NASDAQ 26,255 ▲0.57 % NAFTA 80.15 ▲1.02 % ARI 4,069 ▼0.01 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,564 ▲0.11 % NASDAQ 26,255 ▲0.57 % NAFTA 80.15 ▲1.02 % ARI 4,069 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Kosova

Helmimi i dyshuar nga ushqimi, 31 pacientë në Infektivë, pesë nga Hani i Elezit – 11 raste të konfirmuara me Salmonella Enteritidis

Klinika Infektive e Qendrës Universitare Klinike të Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se aktualisht po trajton një situatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik 2026, ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë kërkuar rreth 30 persona.

“Pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste kanë rezultuar pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis. Ekipi shëndetësor konfirmon se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim në kuadër të këtyre rasteve, gjatë kësaj periudhe treditore janë pranuar edhe pesë pacientë nga komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme.

“Sipas deklaratave të vetë pacientëve, numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe që dyshohet se mund të jenë helmuar është më i madh. Stafi mjekësor është duke kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po monitoron vazhdimisht gjendjen e tyre, ndërsa po punohet intensivisht për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Klinika Infektive jep disa rekomandime për qytetarët:

Shmangni ushqimet e shpejta: Rekomandohet të shmanget konsumimi i produkteve të tipit “fast food”, posaçërisht gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, pasi nxehtësia favorizon shumimin e shpejtë të baktereve.

Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë: Nëse pas konsumimit të ushqimit shfaqni simptoma si të vjella, diarre, temperaturë të lartë apo dhimbje të forta barku, drejtohuni menjëherë në qendrën më të afërt mjekësore.

Klinika Infektive do të vazhdojë të mbajë të informuar publikun në mënyrë transparente për çdo zhvillim të ri, sapo të konfirmohen të dhënat nga autoritetet përgjegjëse epidemiologjike. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.