🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.10 ▼0.37%
ARI 4,042 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,330 ▼ -3.87% ETH $2,385 ▼ -4.16% XRP $1.3067 ▼ -4.94% SOL $103.5000 ▼ -3.88%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,042 ▼0.45 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,042 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
23 Tet 2026
Breaking
Kronika

Hetimi për helikopterin, prokuroria merr në pyetje ushtarakët e bazës ajrore në Farkë

Grupi hetimor i Prokurorisë së Shkodrës, që po heton shkakun e rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës, merr në pyetje ushtarakët e Bazës Ajrore në Farkë.

Kkrahas komandantit të Bazës Kuto Hasani, grupi hetimor ka administruar në dosje edhe dëshmit e shefit të shtabit të bazës ajrore, shefin e sigurisë së bazës, përgjegjësin e teknikës në Farkë, si dhe inxhinierët e teknikët e regjimentit të helikopterëve. Burimet thonë se veç dëshmisë së tyre, ushtarakët i kanë vënë në dispozicion të akuzës urdhërat për zhvillimin e fluturimeve stërvitore, planet e fluturimit për datën 6 prill dhe itinerarin e ndjekur, librin e pregaditjes për fluturimin e helikopterëve EC 145” dhe librin e përgaditjes bazë, të cilat në përputhje me procedurat ligjore janë të sekretuara nga rreshterja Sofije Ramçaj, e cila nuk është marr në pyetje pasi ka dal në rezervë disa muaj para rrëzimit të helikopterëve.
Hetuesit kanë sekuestruar edhe librin e shërbimit të kontrollit të trafikut ajrore, librin e helikopterëve, bllokun e shënmeve të planit të punës së teknikut të bordit të helikopterit EC 145” si dhe librin e shërbimit të radio-rrjetit të brendshëm të helikopterëve për komunikimin mes pilotëve dhe operatorin e kontrollit në Farkë.
Mësohet se ushtarakët e pyetur, kanë shpejguar se procedurat e ndjekura që nga përgatitja, nisja e helikopterit dhe komunikimi i fundit i pilotëve është bërë në përputhje me bvazën ligjore. Ndërsa nxhinierët dhe mekanikët e regjimentit të helikopterëve kanë sqaruar se helikopteret gjithmon kontrollohen para fluturimit dhe pas për ndonjë defect të mundshëm teknik, duke provuar funksionimin e të gjithë panelit instrumental që ka helikopteri. Burimet thonë se krahas këtyre veprimeve hetimore, prokuroria është në pritje edhe të përgjigjies së laboratorit të Inspektoriatit Qendror Teknike të cilëve i është dërguar për ekspertizë karburanti që kishte në serbator helikopteri i rrëzuar që njihet ndryshe si “JET A1”. Kjo për të parë cilësinë e karburantit që helikopterët kishin në përdorim.
Nga ana tjetër, kartat e memories ashtu edhe siç duken në këtë foto janë të dëmtuara por që ekspertët e kompanisë së prodhimit të helikopterëve janë zotuar se pamjet dhe zëri i regjistruar mund të rikuperohet. Për këtë fakt, është ngritur një komision i drejtuar nga prokuror të çështjes, që do të shkojnë pranë kompanisë së prodhimit të helikopterëve për të asistuar në momentin e hapjes së këtyre pamjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.