☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,270 ▼ -1.67% ETH $2,242 ▲ +0.01% XRP $1.2476 ▼ -0.95% SOL $95.9500 ▼ -2.18%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Holanda, Zvicra, Austria kryesuan investimet e huaja në 3 muajt e parë të 2019

Vendet e Bashkimit Europian vijojnë të kryesojnë listën e investitorëve të huaj potencial në Shqipëri, duke i dhënë peshë të rëndësishme totalit të Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë, në sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit.

Holanda kryeson listën e investitorëve të huaj në Shqipëri në tremujorin e parë të këtij viti, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore, investimet holandeze për periudhën janar-mars 2019, kapin shifrën e 77 milionë eurove. Ndër investitorët më të mëdhenj nga Holanda renditet kompania “Statcraft” që ka investuar në ndërtimin e dy hidrocentrale në lumin e Devollit (Moglica dhe Banja) dhe Shell, i cili po kërkon për naftë në zonën e Shpiragut.

Pas Holandës, renditet Zvicra me flukset të larta investimesh që kapin shifrën e 67 milionë euro në tremujorin e parë 2019, të adresuar në projektin gjigant të gazsjellësi TAP. TAP është investimi më i madh në vend, me një total prej rreth 1.5 miliardë euro.

Ndërsa investitori i tretë më i madh në vend është Austria, me 25 milionë euro në tremujorin e parë, i ndjekur nga Turqia me 19 milionë euro. Më pas renditet Italia, investimet nga e cila shënuan rritjen më të fortë në janar-mars 2019 (me bazë vjetore), duke u shtuar me 15 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të vijuar me investimet nga Franca që në tremujorin e parë të këtij viti ishin 12 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.