⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.34% ETH $2,245 ▲ +0.8% XRP $1.1673 ▼ -1.24% SOL $89.9900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Hoxha takon raporterin për Shqipërinë në PE, Schieder: Rezoluta në AFET, mesazh inkurajues për integrimin në BE – Tv Klan

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Bruksel sot në 11 maj me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

Takimi u fokusua në progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe rëndësinë e mbështetjes nga institucionet e BE-së. Hoxha vlerësoi angazhimin e Schieder për Rezolutën e fundit të miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian.

Sipas tij, kjo rezolutë përcjell një mesazh të fortë dhe pozitiv për rrugën europiane të Shqipërisë. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi vazhdimin e reformave dhe ruajtjen e ritmit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në qendër të bisedës ishte edhe objektivi për një proces anëtarësimi të bazuar në meritë dhe besueshmëri. Hoxha theksoi se Shqipëria e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të eurodeputetëve. Ai nënvizoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj të ardhmes europiane dhe forcimit të bashkëpunimit me BE-në.

Postimi i Ministrit Ferit Hoxha në X:

Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, pata kënaqësinë të takohem me Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. E falënderova ngrohtësisht për punën e tij të shkëlqyer dhe angazhimin e vazhdueshëm në lidhje me Rezolutën e fundit për Shqipërinë, të miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), e cila përcjell një mesazh të fortë dhe inkurajues në mbështetje të rrugës sonë drejt anëtarësimit evropian.

Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në, rëndësinë e ruajtjes së ritmit aktual të reformave, si dhe objektivin tonë të përbashkët për të avancuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Shqipëria e vlerëson shumë rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të europarlamentarëve dhe të gjithë miqve të zgjerimit, të cilët besojnë në një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe të orientuar drejt së ardhmes.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.