☁️
Tiranë 14°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.83 ▲1.37%
ARI 3,593 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,456 ▲ +0.17% ETH $1,687 ▼ -0.39% XRP $0.9429 ▲ +0.62% SOL $71.0300 ▲ +0.77%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.83 ▲1.37 % ARI 3,593 ▲0.79 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.83 ▲1.37 % ARI 3,593 ▲0.79 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
27 Nën 2026
Breaking
Kronika

I dënuari godet me ekspres kafeje punonjësin e burgut në Burrel, inspektori dërgohet në spital

Një incident i dhunshëm është regjistruar në burgun e Burrelit, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve është goditur në kokë nga një i dënuar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ngjarja ka ndodhur në momentin e hapjes së derës së dhomës së banimit, kur i dënuari Dritan Imeri ka goditur në befasi me një ekspres kafeje inspektorin Agron Bebja, pjesë e grupit të sigurisë.

Pas incidentit, efektivët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe rikthyer kontrollin në institucion.

Punonjësit të dëmtuar i është dhënë ndihma e parë në ambientet e burgut, ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Matit për kontroll mjekësor. Sipas vlerësimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.Pas marrjes së njoftimit, drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve kanë mbërritur në IEVP Burrel për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar masat e ndërmarra. Ata kanë vizituar gjithashtu inspektorin në banesën e tij, pas daljes nga spitali, duke i shprehur mbështetjen institucionale.

Për ngjarjen është hartuar raporti përkatës dhe janë njoftuar autoritetet kompetente, si dhe AMSEVP, për vijimin e procedurave ligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.