Kuvendi miraton 10 vite përjashtim nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4 dhe 5 yje
Kuvendi ka miratuar me 77 vota përjashtimin për 10 vite nga tatimi mbi fitimin për hotelet dhe resortet me 4 dhe 5 yje, që kanë status special dhe operojnë nën marka ndërkombëtare.
Amendamenti u propozua nga deputetja socialiste Brisejda Çakërri, gjatë shqyrtimit të paketës fiskale për vitin 2027.
Sipas ndryshimit të miratuar, lehtësia fiskale do të zbatohet për strukturat akomoduese që marrin statusin special deri në dhjetor të vitit 2029.
Vendimi u kundërshtua nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila akuzoi mazhorancën se po favorizon interesa të caktuara ekonomike.
Tabaku e cilësoi ndryshimin një ligj të qepur me porosi për klientët e pushtetit dhe pretendoi se amendamenti ishte paraqitur pa transparencë.
Ndërkohë, Kuvendi rrëzoi me shumicë votash katër amendamente të propozuara nga deputetja demokrate.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.