Paketa fiskale 2027, Kuvendi heq ujin e ambalazhuar nga lista me TVSH 6%, rrëzon propozimet e PD
Me propozim të deputetit socialist Erjon Malaj, Kuvendi vendosi të heqë ujin e ambalazhuar nga lista e produkteve për të cilat parashikohet ulja e TVSH-së në 6%.
Uji i ambalazhuar ishte përfshirë më herët në listën e miratuar nga Komisioni i Ekonomisë. Ndërkohë, mazhoranca rrëzoi edhe amendamentet e Partisë Demokratike, të cilat kërkonin vendosjen e TVSH-së 6% për ujin e pijshëm.
Votimet u zhvilluan pas disa orësh diskutimesh për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.