☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $81,230 ▲ +1.38% ETH $2,362 ▲ +1.96% XRP $1.3287 ▲ +2.56% SOL $101.7200 ▲ +0.98%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

I jepet lamtumira aktorit Birçe Hasko

Familjarët, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe personalitete të artit i dhanë lamtumirën e fundit aktorit të njohur të kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, i cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Për mjeshtrin që u jepte roleve të tij një dimension të ri karakterit dhe situatave, mes emocionesh folën miqtë dhe bashkëpunëtorët, të cilët e konsiderojnë Haskon si një ikonë të pazëvendësueshme të artit dhe kinemasë.

Birçe Hasko do të mbahet mend për dhjetëra role të realizuara mjeshtërisht prej tij, tek të cilat solli karakterin popullor të jugut, duke e bërë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Birçe Hasko njihej për natyrën e veçantë interpretuese, ku elementët komikë dhe karakteret i kthente në pjesë të stilit të tij artistik, duke krijuar një lojë origjinale dhe të vështirë për t’u përsëritur.

Më 13 nëntor 1989 iu dha titulli “Artist i Merituar”, ndërsa në vitin 1995 mori titullin “Profesor”, dhe më vonë u nderua edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”. Birçe Hasko do të prehet në banesën e fundit në vendlindje, në Dukat të Vlorës.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.