I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të hënë, më 14 shtator, rastin e një denoncuesi nga Tirana, i cili tregon, se ra në kurthin e Zana Dodës, e cila në vitin 2024 i ishte prezantuar si punonjëse e Kadastrës.
Ajo i premtoi se, kundrejt 15 mijë eurove, do t’i siguronte dy vendime legalizimi, një për të dhe një për dhëndrin e tij. Komunikimet mes tyre, përmes SMS-ve dhe audiove, zbulojnë premtimet e vazhdueshme të Dodës.
Por verifikimi i “Stop” pranë Kadastrës tregoi, se vendimi i dërguar, ishte i falsifikuar.
Në bashkëpunim me autoritetet, gjatë takimit të pasdites Zana Doda u arrestua në flagrancë. Hetimet e para tregojnë, se në bashkëpunim me 27-vjeçaren Sara Ndoj, Doda dyshohet, se ka përfituar mbi 100 mijë euro me anë të mashtrimit.
Episodi 1:
Denoncuesi-Zana, unë të kam thënë, kam prit këtu edhe kaq kohë, është e kotë tani…,me diskutu, cfarë kemi thënë e cfarë më ke thënë.
Zana Doda–Absolutisht është e mbyllur, janë të mbaruara dy vendimet edhe e Isës edhe e jotja. Të mundohemi sot, por edhe nesër të paktën me foto, e po ngaqë janë në tavolinën e drejtorit dhe na duhet kështu me i bo foto.
Episodi 2:
Denoncuesi–Jam mërzit…
Zana Doda–Përse?
Denoncuesi-Ëëë ,Zana tani po dal direkt edhe në temë,u bënë dy vjet, o burrneshë! Ja kam të drejtë unë të mërzitem, apo jo?
Zana Doda-Shiko, ta them unë, absolutisht, që ke të drejtë të mërzitesh, por për një gjë, s’ke të drejtë…
Denoncuesi-Hëëë?
Zana Doda-Të hedhësh hije dyshimi dhe kur unë të them, po të betohem, mos e paca atë djalë..! A e ke idenë, unë e kam më të thjeshtë, të të them, “Shaqo…s’është, se i kam marrë unë ato lekë”, ëëëë dhe unë të them “Shaqo hajde merr lekët, se…”,por unë e di shumë mirë, e kam parë të gjithë procedurën, që ai vendim është bërë, madje më është thënë, “Isa do ta marrë i pari, pastaj Shaqo…” dhe ne po presim…, prandaj më vjen inat dhe mu kjo gënjeshtra pafund, pafund, pafund, por janë blloku dhe po i nxjerrin me pikatore. Po kjo, që ti e ke të mbyllur atë vendim, kjo ka marrë fund Shaqo, e ke të mbyllur. Unë po mundohem, që të paktën Isa, inshalla, deri të premten, të paktën të Isës, do ta coj në Whats up të Isës, të paktën të Isës, deri të premten….
Denoncuesi-Po pse, e imja nuk bëhet?
Zana Doda-Sepse bëhen me rradhë, po që është e bërë është…dhe këtë ta garantoj unë me 1 miliardë përqind.
Denoncuesi-Po sa do vejë kjo punë, moj Zana kështu?
Zana Doda-Po ka mbaru, nuk ka për të shkuar shumë.
Episodi 3:
Zana Doda-Fare, fare, fare…
Denoncuesi-Kur është ky afati?
Zana Doda-Unë, Isën të thashë, do e marrësh ndoshta deri nga e premtja, ndoshta Isën, tënden….Isa, po, është ë kryme.
Denoncuesi-Po timen?
Zana Doda-Kam përshtypjen edhe një jave më mbrapa.
Denoncuesi–Po a e di, sa herë më ke thënë kështu, të njëjtat gjëra?
Zana Doda-Isën do e marrësh, kaq!
Episodi 4:
Zana Doda-Po patjetër, po më jep kohë, të të marr në telefon! Jo, nuk është nevoja të bëni asnjë lloj veprimi, se do ta zgjidh vetë! Patjetër, patjetër! Unë i përgjigjem me cdo gjë Shaqos. Patjetër! Absolutisht po! 11!
Zana Doda-Vendimi dhe certifikata dalin në a-albania…
Denoncuesi-Po a është origjinale kjo certifikatë?
Zana Doda-Origjinale, po ky nuk është vendimi, është certifikata origjinale e Isës.
Zana Doda-Jo, jo! Shiko, cfarë ndodh! I ka thënë “Stop”i shko merr letrat dhe na i sjell ne…!
Denoncuesi-Po kjo, a është certifikatë origjinale e pronësisë?
Zana Doda-Po, po!
Denoncuesi-Tani unë do marr këto letrat dhe do shkoj tek “Stop”-i.
Zana Doda-Si do t’ia japësh?
Denoncuesi-A më ke mbaruar punë?!
Zana Doda-Se ti ke shkuar vetë tek “Stop”-i, “Stop”-i nuk të merr me zor ty. Ti do i thuash “Stop”it, sic kam ardhur, unë do të tërhiqem, se e kam zgjidhur privatisht.
Episodi 5:
Bashkëshorti i Zana Dodës-Ore ti, do kishe bërë mirë, mos i kishe thënë “Stop”-it për takimin…!
Denoncuesi-Po ju po më mashtroni edhe sot, as lekë,t as certifikatë…
Zana Doda-Ai është gazetari i “Stop”-it.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.