🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,609 ▼0.62%
DOW 52,456 ▼0.22%
NASDAQ 26,064 ▼1.02%
NAFTA 103.65 ▲3.6%
ARI 4,314 ▼2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,216 ▲ +1.85% ETH $2,510 ▲ +1.34% XRP $1.3966 ▲ +4.28% SOL $101.5300 ▲ +1.55%
S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 % S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

ILD përfundon hetimin për gjyqtaren Suela Dashi, kërkon ulje me 40% të pagës pas zbulimit për shkelje disiplinore

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD, ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistrates Suela Dashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, pas ankesave të paraqitura nga zëvendëskryetari i kësaj gjykate dhe dy qytetarë të tjerë.

Nga hetimet e kryera, ILD ka dalë në konkluzionin se gjyqtarja Dashi ka kryer shkelje të rënda disiplinore me dashje, të cilat përfshijnë mungesa të pajustifikuara në detyrë për më shumë se tre ditë pune në vit, mospripritjen e kërkesës për heqje dorë nga gjykimi i çështjeve kur kjo ishte e detyrueshme sipas ligjit, si dhe mosrespektim të rëndë ose të përsëritur të legjislacionit procedural e material të konstatuar nga një gjykatë më e lartë.

Duke marrë parasysh se magjistratja nuk ka pasur masa të mëparshme në fuqi dhe ka bashkëpunuar gjatë hetimit, ILD i ka propozuar zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) caktimin e masës disiplinore ulja e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit.

Njoftimi i plotë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates S.D., gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, pas ankesave të paraqitura nga zëvendëskryetari i kësaj gjykate dhe dy ankues të tjerë. Hetimi është kryer për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronjat “a”, “f” dhe pika 2, shkronja “a” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Nga tërësia e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor provohet se nga ana e magjistrates janë kryer shkeljet disiplinore që ligji i parashikon si:

Raporti hetimor i ILD-së vlerëson se shkeljet janë kryer me dashje, duke pasur parasysh edhe përvojën profesionale të magjistrates. Sipas raportit, veprimet dhe mosveprimet e gjyqtares S.D. kanë cenuar parimet e paanshmërisë dhe ligjshmërisë, të drejtat e palëve në procesin gjyqësor, si dhe prestigjin e magjistratit dhe besimin e publikut në sistemin gjyqësor. Gjithashtu, raporti vlerëson se sjellja e konstatuar nga gjyqtarja paraqet rrezik për përsëritjen e praktikave të ngjashme nga magjistratë të tjerë dhe krijon precedent negativ për funksionimin e sistemit gjyqësor.

Inspektorët e ILD-së kanë konstatuar se nuk ekzistojnë shkaqe objektive ose rrethana jashtë kontrollit të magjistrates, që të justifikojnë shkeljet e konstatuara, ndërsa si rrethana lehtësuese konsiderohet fakti që magjistratja nuk ka pasur më parë masa disiplinore në fuqi dhe se ka bashkëpunuar gjatë zhvillimit të hetimit disiplinor.

ILD ka arritur në konkluzionin se veprimet dhe mosveprimet e gjyqtares S.D. përbëjnë shkelje të rënda disiplinore, sipas nenit 102, pika 1, shkronjat “a” dhe “f”, si dhe pika 2, shkronja “a” të ligjit nr. 96/2016. Për këtë arsye, ILD i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Ulja e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit” ndaj gjyqtares S.D., e parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, nëndarja “i”, në lidhje me nenin 108, shkronja “b” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.