☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,978 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.24% XRP $1.1706 ▼ -2.35% SOL $89.9100 ▼ -0.28%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimi

Instituti i Ndërtimit ka dorëzuar raportin paraprak të vlerësimit të pallatit të shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan. Nisur nga rreziku shumë i madh i shembjes së pjesëve të ndryshme të ndërtesës, ekspertët kërkojnë ndalimin e përdorimit të godinës.

Deri në përfundimin e akt-ekspertizës së thelluar dhe përcaktimin e nivelit të sigurisë konstruktive të objektit, thuhet në shkresën e Institutit të Ndërtimit, rekomandohet ndalimi i përdorimit të godinës dhe kufizimi i aksesit në të, si dhe marrja e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së banorëve dhe personave përreth, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse.Inxhinierët thonë se objekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit, të cilat kanë prekur elemente konstruktive dhe jokonstruktive të ndërtesës.

Soleta e katit të 5-të, mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi, rrezikon shembjen nga momenti në moment.
Gjendja e konstatuar paraqet rrezik potencial për sigurinë e banorëve, thonë ekspertët, dhe të personave që mund të qëndrojnë brenda ose pranë objektit.

Instituti i Ndërtimit rekomandon përcaktimin dhe zbatimin e një perimetri sigurie 20 m-30 m, si dhe marrjen e masave të nevojshme për shmangien e rënies së elementeve të dëmtuara.
Aktualisht janë duke u kryer akt-ekspertizat e thelluara, të cilat përfshijnë investigimet konstruktive, testimet laboratorike të materialeve dhe analizat përkatëse për vlerësimin e aftësisë mbajtëse dhe qëndrueshmërisë së objekt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.