☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,978 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.24% XRP $1.1706 ▼ -2.35% SOL $89.9100 ▼ -0.28%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kosova

Lista Studentore e Serbisë rikonfirmon se nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe të Kosovës

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugoslav Gashqi, ka deklaruar sërish se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, duke e akuzuar këtë të fundit për përgjegjësi në gjendjen aktuale të serbëve në Kosovë.

“Me dikë që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë fajtori kryesor dhe përgjegjësi kryesor për pozitën në të cilën ndodhen serbët, vërtet nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim”, deklaroi Gashqiq, raporton N1.

Ai tha se Lista Serbe ka pozita të caktuara institucionale, mbi të cilat Lista Studentore nuk mund të ndikojë, por paralajmëroi se këto pozita nuk do ta mbrojnë atë nga përgjegjësia e mundshme penale për veprimet e kryera.

“Ekzistojnë mekanizma të ndryshëm dhe më e rëndësishmja është se ata do të mbikëqyren”, tha ai.

Gashiq gjithashtu u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të mos u besojnë, siç i quajti ai, dezinformatave që vijnë nga Lista Serbe, sipas të cilave qytetarët mund të mbeten pa paga dhe pa ndihma sociale.

Ai siguroi se nuk do të ndërpritet asnjë ndihmë financiare.

Duke folur për qasjen e pushtetit të deritanishëm në Beograd ndaj serbëve në Kosovë, Gashiq tha se ai ishte deklaruar si patriot dhe kishte pretenduar se kujdesej për popullin, por në të vërtetë, sipas tij, kishte cenuar interesat kombëtare të serbëve.

Ai paralajmëroi se përfaqësuesit e pushtetit të ri do të shqyrtojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, me synimin për të korrigjuar ato që i konsiderojnë si pasoja negative.

Sipas Gashiqit, një nga rezultatet e para që pret nga pushteti i ri është çlirimi i serbëve nga presionet politike dhe mundësia që ata të shprehin lirshëm mendimet e tyre.

Lista Serbe ka mbështetjen politike dhe financiare të Beogradit dhe konsiderohet aleate e pushtetit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Partia ka kundërshtuar disa vendime të institucioneve të Kosovës, ndërsa qëndrimet e saj shpesh janë në përputhje me politikën zyrtare të Serbisë ndaj Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.